E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Betejën kundër kancerit do ta fitojmë

 Një spital privat është ofruar për të mbështetur këtë nismë duke shpërndarë kuponë për kryerjen falas të mamografisë dhe PAP-test-it, si ekzaminime të domosdoshme për parandalimin e kësaj sëmundjeje. 

“Beteja kundër kancerit është një betejë që unë besoj se ne gratë mund ta fitojmë. Sigurisht që kanceri i gjirit, në shpeshtësinë e tij, ka një rritje në të gjithë botën, si edhe në Shqipëri. Ai përbën rreth 20 % të sëmundjeve të të gjithë tumoreve që ekzistojnë në mënyrë të veçantë te gratë. Por trajtimi më i mirë i kësaj sëmundjeje, që deri para pak vitesh dukej e frikshme dhe fatale, është ekzaminimi dhe parandalimi në kohë,” tha Topalli.

Me këtë rast, ajo ftoi të pranishmet dhe nëpërmjet tyre çdo grua dhe çdo vajzë që të kryejnë këto ekzaminime të domosdoshme të paktën një herë në vit. Një thirrje të posaçme zonja Topalli ua drejtoi nënave që të rrisin ndërgjegjësimin te vajzat e tyre mbi rëndësinë e parandalimit të kësaj sëmundjeje.

“Kjo ftesë, kjo thirrje, kjo  kërkesë bëhet në emër të shëndetit të gruas. Është një domosdoshmëri në shërbim të fëmijëve, në shërbim të familjes, në shërbim të shoqërisë. Është një ftesë që bëhet me zemër. Ndaj unë do të ftoja çdo nënë, që së pari të kujdesen që vajzat e reja të kryejnë PAP-testin. Sot kanceri nuk është më një sëmundje fatale nëse ne e parandalojmë. Është detyra jonë ta parandalojmë atë,” tha Kryetarja e Kuvendit. /Start/

                                                                                             2012-07-24 15:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›