E Shtunë, 31 Tetor 2026

“21 janari”, dëshmojnë tre gardistë

 Në seancën e sotme dëshmuan Spartak Zilja dhe Mark Nikolli, të cilët thanë se kishin qëlluar me armë në momentin,  kur demonstruesit shkatërruan portën kryesore të selisë së Kryeministrisë dhe vunë në rrezik institucionin. por, theksuan se kishin qëlluar në ajër. 

Ndërkohë, efektivi tjetër i Gardës, Meleq Zajmi deklaroi se, nuk kishte qëlluar me 21 janar pasi në zonën ku ishte pozicionuar brenda rrethimit të godinës së Kryeministrisë, nuk kishin hyrë demonstrues.   Si të pandehur në këtë proces janë ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe ish- efektivi i Gardës, Agim Llupo, të cilët akuzohen për veprën penale të vrasjes si dhe ish -shoferi i Prendit, Margarit Kume, i akuzuar për veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.  /Start/

                                                                                             2012-07-24 16:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›