E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre shqiptarë në SHBA arrestohen për drogë

Detroit, 6 gusht -  Pesë persona, mes tyre 3 shqiptarë, janë arrestuar në SHBA, në kuadër të hetimeve kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Media amerikane bën të ditur se në prangat e agjentëve të njësisë së antidrogës kanë përfunduar Robert D’Leone, i njohur si Romeo, Vullnet Zeneli,i njohur si Vince dhe Edon Shabani, i njohur si Piloti.

Për të arrestuarin e parë mësohet se kishte dhe një urdhër arrest nga Tirana pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur në Shqipëri.

Të arrestuar akuzohen për trafik të lëndëve narkotike të tipit kokainë dhe marihuanë.

Operacioni nisi kur policia e Detroit arrestoi dy shtetas kanadezë të cilët posedonin drogë me vlerë dy milionë dollarë. Pas hetimeve të kryera u arrit në përfundimin se pjesë e rrjetit kriminal ishin edhe tre shtetas shqiptarë të cilët jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar anëtarët e tjerë të këtij rrjeti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›