E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Stefa miting me nxënësit e shkollës”

11/06/2005  Denoncon kandidati i PD

FIER - Kandidatja e PS në zonën 72 të Qarkut Fier, Rajmonda Stefa, ka detyruar shkollën e fshatit Vërri të ndërpresë mësimin dhe të dalë në një aktivitet elektoral të organizuar prej saj.

Stafi elektoral i kandidatit të PD, Leonard Grëmi, njofton se zonja Stefa ka përdorur fëmijët për të zhvilluar aktivitetin elektoral në fshatin Vërri, duke i detyruar ata të ndërpresin mësimin.

Stafi i kandidatit të PD, Leonard Grëmi, deklaron se kjo është një shkelje e rëndë ligjore, pasi përdorimi i fëmijëve në fushatë elektorale, dhe më shumë duke ua ndërprerë mësimin, është e ndaluar rreptësisht nga ligji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›