Zihen për shtrimin e rrugës
11/06/2005 Kandidatët e PS dhe LSI,
FIER – Një incident ka ndodhur dje, mes banorëve të fshatrave Vërri dhe Seman, për shkak të kandidatëve Rajmonda Stefa dhe Dritan Prifti.
Kandidatja e PS në zonën nr.72, Rajmonda Stefa dhe kandidati i LSI, Dritan prifti, kanë dërguar çakull për të shtruar rrugët në fshatin Vërri dhe në fshatin Seman. Makinat e kandidatëve kanë shkuar për të shkarkuar çakullin në rrugët e fshatit, ku ka ndodhur edhe një incident. Përfaqësuesit e kandidatëve përkatës kanë filluar të bëjnë sherr me njëri-tjetrin. Incidenti është shtrirë edhe më tej te mbështetësit e kandidatëve. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.