Policia kroate godet 4 grupe trafikantësh
Zagreb-Policia kroate ka shkatërruar katër grupe të organizuara për trafikim të njerëzve përmes Ballkanit. Në pranga kanë rënë 50 persona, nacionaliteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Policia e Zagrebit bëri të ditur se ka qenë një operacion i mirë organizuar i koduar “Tara”. Aksioni i fshehtë policor “Tara” filloi në nëntor, të vitit të kaluar, ndërsa në të krahas policisë kroate, kanë marrë pjesë edhe policia sllovene, austriake dhe ajo e Bosnjë Hercegovinës.
Trafikantët dyshohen se gjatë viteve të kaluara në shtetet e Evropës Perëndimore kanë kaluar ilegalisht rreth 200 imigrantë ilegalë dhe pastaj për punën e bërë kanë fituar së paku 150 mijë euro. Personat e arrestuar akuzohen për organizimin bandash të krimit për trafikim të imigrantëve ilegalë nga Lindja e Afërt, e Mesme dhe e Largët, si dhe nga territori i ish-Jugosllavisë.
Klandestinët janë kaluar përmes Turqisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë dhe Sllovenisë në Austri, ku disa të tjerë edhe më larg në disa vende tjera të BE-së.
Në varësi të largësisë, numri i kufijve që kalonin ilegalisht emigrantët paguanin nga 500 deri në 1.500 euro secili. makfax/start