E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet takimi Obama –Karamanli

Athinë- Qeveria e Kosta Karamanlis është optimiste për një takim të mundshëm ndërmjet Karamanlis dhe presidentit të SHBA, Barak Obama. Takimi pritet të bëhet ditën e shtunë, ku një ndërmjetës kryesor për këtë ka qenë njëkohësisht kryetari i opozitës Jorgos Papandreu, i cili ka kryer një sere përpjekjesh të mëdha në përforcimin e profilit të kryeministrit te vendit te tij. Ky takim do të bëhet në një kohë kur Athina ka mbetur e pakënaqur nga qendrimi i presidentit amerikan, që kur vizitoi Turqinë nuk shprehu dëshirën për në Athinë.

Ky takim i shkurtër me kryeministrin grek e presidentit amerikan do të bëhet në prag të takimeve të NATO-s në Strasburg, ndërsa z. Karamanlis do të takohet në të njëjtën ditë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Kështu është shprehur ambasadori i SHBA në Athinë, Daniel Spekcharnt, zbuloi se kurrë nga Athina nuk ka pasur një kërkesë zyrtare, nëpërmjet kanaleve diplomatike, për të përmbushur takimin e shumëpritur Karamanlis - Obama më 25 mars të 2009.
Takimi mes z. Karamanlis dhe të presidentit amerikan pritet që të zhvillohet në një situatë të vështirë për marrëdhëniet greko-amerikane, pas vendimit të presidentit Obama të vizitojë Turqinë, pa bërë më pare një ulje në Greqi, si zakonisht.

Megjithatë, Dora Bakojannis dje nga lajmet e fundit në kanalin televiziv “Mega” nuk arriti të bëjë ndonjë njoftim zyrtar i pashmangshëm takim Ompama - Karamanlis, me justifikimin se njoftimet e tilla janë bërë nëpërmjet kanaleve diplomatike. Shpëtim Zinxhiria nga Athina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›