Topi shpallet "Qytetar Nderi" në Ferizaj
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, merr titullin "Qytetar Nderi" i Ferizajt në Kosovë. Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij ai ka qenë i pranishëm në “Shpellën e Gadimes”, si dhe në Kuvendin Komunal në Ferizajt, ku Kryetari i Shtetit shqiptar u prit në një atmosferë tepër të ngrohtë, vëllazërore e festive nga qytetarët e kësaj komune. Në prani të personaliteteve më të larta të Kuvendit Komunal dhe Presidentit të Kosovës, Sejdiu, në vijim u zhvillua dhe ceremonia e dhënies nga kryetari i komunës, Bajrush Xhemaili të titullit “Qytetar Nderi” për Presidentin e Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi. Motivacioni i dhënies së këtij titulli të nderuar, që u shoqërua edhe me dorëzimin e çelësit të artë të qytetit ishte: "Për kontribut në arritjen e pavarësisë së Kosovës, përfaqësim dinjitoz të interesave kombëtare të shqiptarëve kudo në botë dhe vlerësim i të arriturave të Ferizajt gjatë gjithë historisë”. Tepër i emocionuar nga ky nderim i veçantë e kuptimplotë, Kreu i Shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen duke theksuar se ky titull u përket të gjithë shqiptarëve, të cilët ai si President i Republikës së Shqipërisë i përfaqëson. Po dje, Topi ka vizituar Bashkinë e Prishtinës, e cila një vit më parë e shpalli atë “Qytetar Nderi”. "Jam i bindur se Prishtina e viteve që do të vijnë do të jetë një qytet-Prishtinë shumë e bukur me një kompozicion modern ku do të ketë të ndërthura si pjesë urbanistike, ashtu edhe pjesën e ambienteve të gjelbra, do të jetë një qytet pa diskutim qytet evropian ashtu si i takon të jetë Prishtina", - tha presidenti Topi. "Ne sot u takuam me Presidentin e Shqipërisë, u takuam me qytetarin tonë, sepse e kemi shpallur qytetar nderi, e informuam atë me proceset aktuale lidhur me detyrat që ne planifikojmë të realizojmë këtë vit dhe viteve që do të vijnë, kërkuam që t i këmbejmë përvojat në të ardhmen në mes Prishtinës, Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit Vlorës etj", - tha kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Isa Mustafa. Presidenti Topi pastaj bashkë me kryebashkiakun e Prishtinës janë nisur drejt Muzeut të Kosovës ku kanë vizituar eksponatet ilire dhe është informuar për së afërmi me vlerat e tyre. Pas Muzeut, Kreu i Shtetit shqiptar ka vizituar edhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 10/01/2009