Policia masa për ndeshjen Tirana- Milan
Do të zhvillohet sot në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ndeshja ndërmjet ekipeve të Tiranës dhe Milanit. Policia masa për mbarëvajtjen e ndeshjes. Ndalim qarkullimi dhe parkim të kufizuar në ambientet përreth stadiumit.
TIRANE- Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë merr masa për mbarëvajtjen e zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit ndërmjet ekipeve të Tiranës dhe Milanit. Ndeshja do të zhvillohet sot rreth orës 19:00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”.
Sipas njoftimit të policisë, duke filluar nga ora 12.00 deri në përfundim të aktivitetit, me qëllim që të parandalohet çdo incident, do të mbyllen lokalet përreth stadiumit.
Po ashtu gjatë gjithë ditës nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambientet përreth Stadiumit Kombëtar ”Qemal Stafa”, sheshit “Italia”, sheshit “Nënë Tereza”, si dhe përgjatë Bulevardit “ Dëshmorët e Kombit” nga Presidenca deri tek Hotel “Sheraton”.
Nga ora 15.00 e deri në përfundim të aktivitetit do të ketë ndalim qarkullimi përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, sheshit “Italia” sheshit “Nënë Tereza”, si dhe përgjatë rrugës “Lekë Dukagjini”, Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga Presidenca deri te Hotel “Sheraton”, “Dervish Hima”.
Policia u kërkon sportdashësve, tifozëve dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet të respektojnë rregullat e vendosura dhe kodin e sjelljes.
(s.g/BalkanWeb)