Qetsori: Adela dhe Bjordi, 10 mijë euro për një puthje
"E shtuna, bombë"
Ari thotë me shaka se Sori aq sa është i poshtër, aq është edhe karagjoz. Ai mendon se nëse Sori largohet të shtunën, ata kanë për ta ndjerë shumë mungesën e tij dhe të batutave e ngacmimeve të tij. Madje ata mund të bien në gjumë. Ari e quan eliminimin gjatë mbrëmjes së të shtunës shumë të rëndësishëm e të vështirë, duke e krahasuar atë me një bombë. Anjeza shprehet se për të mund të dalë kush të dojë, por e rëndësishme është që të mos dalë Arjoni. Ajo mendon se loja do të zhvillohet ndërmjet Aidës dhe Adelës, ndërsa për Sorin mendon se nuk rrezikon, por nuk harron të shtojë se asnjëherë nuk i dihet.
Adi: "Kujdes me Mozën"
Ari ishte duke ngacmuar Mozën dhe Adi ndërhyn duke e mbrojtur atë dhe larguar Arin. Pas pak çastesh, kur Ari u gjend vetëm me Adin, e pyet se përse ai veproi ashtu, duke ia hequr zogun nga dora apo se e ndjeu rrezikun. Adi i përgjigjet se ai duhet të veprojë me më shumë kujdes me Mozën e me më shumë takt, sepse ajo është e vogël. Adi krahason situatën me një dru që do usta, por Ari ia kthen se është një usta i mirë dhe ndaj ai nuk duhet t‘i tregojë caqet. Adi i kujton Arit se ai gjithmonë ka biseduar me njerëz që i përkasin shtresës së tij dhe ndaj duhet më shumë kujdes me të. Ari i tregon me keqardhje se Moza po sillet vërtet si fëmijë dhe këtë gjë e kuptoi mbrëmë.
"Nuk bën figurë të mirë"
Eltoni ishte prezent në diskutimin e Arit me Adin si në kopsht, edhe në kuzhinë, në lidhje me Mozën. Ai i thotë Mozës se dëshiron që të bisedojë diçka me të. Eltoni i thotë Mozës nëse e ka vënë re që Ari e ka qejf atë dhe ajo i përgjigjet se po. Ai e pyet nëse ajo e ka qejf Arin, por Moza ia kthen me kundra pyetje se përse ai po e pyet për këto gjëra. Eltoni i thotë se nëse ajo nuk e pëlqen atë, atëherë bën mirë që t‘ia thotë atij. Moza ia kthen se atë punë e di ajo. "Ti e di, por nuk bën figurë të mirë", i thotë Eltoni. Aida dhe Arjoni që ndodhen në dhomë me ta, dëgjojnë me kureshtje. Eltoni e përfundon bisedën duke thënë se thjesht i dha një këshillë si shok.
"Mund të rrezikojmë të dy"
Sori, duke përgatitur drekën me Arjonin, e pyet se si i duket kjo javë dhe nëse ata të dy rrezikojnë apo jo. Arjoni i përgjigjet me keqardhje se një nga ata të dy mund të rrezikojë vërtet, por këtë gjë e thotë se e ndjen dhe jo në bazë të llogaritjeve. Anjeza thotë se as njëri e as tjetri nuk rrezikojnë. Sori fillon të analizojë se përse ata të dy mund t‘i nxjerrin nga shtëpia, në cilat pika kanë gabuar që publiku t‘i votojë. Ai mendon se edhe publiku duhet ta ketë të vështirë për të zgjedhur se cilin të largojë.
Ari: "Ka rëndësi dashuria e vërtetë"
Mimoza, Adi, Ari dhe Junida qëndrojnë në kopsht duke marrë rreze dielli. Pas një batute të Mimozës në lidhje me daljen e Arit, ky i fundit ka marrë shkas për të diskutuar për këtë gjë. Ari është i sigurt në vetvete dhe thotë që ai e ndjen se nuk del nga shtëpia, pasi e di se çfarë vlerash paraqet ai. Mimoza ia kthen duke i thënë që asnjë prej banorëve nuk e di se sa do rrijë në shtëpi. Ai thotë: "Unë kam marrë çfarë kam dashur që në momentin që kam hyrë këtu! Nuk më interesojnë lekët, por për mua ka rëndësi dashuria e vërtetë". Adi ndërhyn duke thënë që njeriu kalon në dy faza në jetë, në fazën materialiste, dhe në atë moraliste. Ai mendon që Ari është në etapën e dytë. Ari i thotë që është dakord me mendimin e Adit, dhe shton që për të është më e rëndësishme fitorja si koncept, se sa çmimi.
Arjoni: "Moza e luan bukur rolin"
Arjoni dhe Anjeza duke gatuar diskutojnë për afrimin e Arit me Mimozën. Arjoni shprehet se do dëshironte që Ari të arrijë ta bëjë për vete Mimozën. Anjeza nuk beson se do ndodhë kjo gjë. Ai thotë: "Mimoza po e luan bukur rolin". Ata vazhdojnë diskutimin për Arin, duke folur me pseudonimin "biondi". Ai thotë: "Po ‘biondi‘ s‘e ka kuptuar këtë gjë"? Ajo i thotë që ai ka ardhur "me detyra".
Adela: "T`ia shesim puthjen Qetsorit"
Qetsori ka vënë bast që do jetë banori i parë që do shikojë puthjen e Bjordit me Adelajdën. Ajo, duke qëndruar shtrirë në kopsht me Bjordin, diskuton për puthjen dhe i thotë: "A t`ia shesim puthjen Qetsorit"?! Ai është dakord dhe ajo fillon bën tratativa për puthjen. Ajo e pyet: "Sori, sa do na japësh"? Qetsori i thotë që meqë ata nuk janë persona VIP, shuma që i ofron është 5000 euro. Ata nuk bien dakord me çmimin dhe Bjordi propozon çmimin 10 mijë euro. Ai mendon se është shtrenjtë 10 mijë euro një puthje. Qetsori u thotë: "Nëse dal jashtë dhe marr vesh që jeni puthur dhe unë nuk di gjë, do më ikë truri". Ai bën sikur ikën nga kopshti dhe fshihet për t`i përgjuar. Ata shikojnë Qetsorin të fshehur dhe fillojnë të qeshin me të duke bërë batuta. Qetsori, duke u larguar, u thotë: "Ngela 2 muaj që ju rri nga mbrapa dhe nuk po shikoj gjë".
Telefonatë për Aidën
"Big Brother" ka organizuar një surprizë për njërin nga banorët. Aida ka marrë një telefonatë nga motra e saj. Bjordi ishte personi që kapi telefonin, dhe nga ana tjetër e telefonit ishte një person që kërkonte të fliste me Aidën. Ajo ka njohur zërin e të motrës dhe ka rendur për të kapur telefonin. Motra i ka shprehur dashurinë dhe përkrahjen e saj e të familjarëve të tjerë. Aida i thotë: "Më ka marrë shumë malli". Motra i ka thënë që ndihet krenare për të. Për Aidën ky ishte maksimumi që mund të merrte nga "Big Brother". Banorët të gjithë e kanë përqafuar Aidën, e cila mes lotëve ka thënë: "Sa jam kënaqur".
Tema: Shoqëria e hapur dhe e mbyllur
Banorët kanë diskutuar që në mëngjes mbi një temë në lidhje me çfarë pëlqejnë meshkujt te vajzat dhe e kundërta. Ata kanë menduar që këtë temë ta zhvillojnë në mbrëmje, duke u mbledhur të gjithë. Në orët e vona të mbrëmjes, Juna ka mbledhur banorët për të zhvilluar këtë temë. Ajo bën një hapje të diskutimit, duke i ftuar të gjithë të bisedojnë. Biseda fillimisht trajtoi temën e veshjes se vajzave dhe më pas të dy koncepteve: femër "e hapur" apo femër "e mbyllur", kjo në varësi të mentalitetit të tyre. Ata fillojnë të diskutojnë duke i shpjeguar këto koncepte ashtu si i kuptojnë. Adi mendon se një femër e hapur i jep më shumë komoditet. Sori i plotëson mendimin Adit, duke thënë se një femër e hapur nuk ka komplekse dhe me të mund të bisedosh mbi tema të ndryshme pa pasur ndrojtje. Ai thotë se një shembull i tillë ishte Lirita, e cila diskutonte pa problem si mbi temat e vajzave, ashtu edhe të djemve, duke e bërë më të këndshme bisedën me shakatë e saja. Juna u kërkon banorëve që të shprehin mendimet e tyre në bazë të preferencave, si dhe lidhur kjo me mentalitetin shqiptar. Adi shprehet se biseda me një femër të mbyllur të lodh sepse nuk mund të flasësh lirshëm me të dhe ndaj një femër të tillë nuk do ta pranonte në shoqëri. "Jam i ndikuar nga rryma për të qenë me mendje të hapur, sepse jam rritur në një mjedis të tillë", përfundon Adi. Në përgjithësi djemtë i bashkohen mendimit se në shoqërinë e tyre do të pëlqenin që vajzat të ishin me mendje të hapur, pa komplekse dhe me botë.
"Të bëjnë ç‘të duan"
Juna mendon se diskutimit në lidhje me puthjen e Bjordit dhe Adelës po i jepet shumë rëndësi, më shumë seç duhet. Ajo thotë se nëse ajo është një histori dashurie ndërmjet dy personave një 20 dhe një 22 vjeç, brezi i tyre, që janë më të rritur se ata, duhet të jenë në gjendje të thonë e të bëjnë se ata duhet "të bëjnë ç‘të duan" dhe se nuk duhet t‘u interesojë kjo gjë. Sori thotë se e ka parë këtë histori si një reklamë. Juna shprehet se kjo histori nuk duhet trajtuar më për interesa të të tjerëve dhe nuk duhet të ndërhyhet më në të. Edhe Eltoni mendon se nuk i duhet dhënë shumë rëndësi historisë së tyre, por të merren me të tjera gjëra.
"Kam frikë të fle aty"
Aida shkon të flejë në krevatin ku fle gjithmonë me Arjonin dhe Anjezën. Ata të dy janë shtrirë që më parë për të fjetur. Aida qëndron pak dhe ngrihet. Ajo thotë se e ndjen veten të tepërt tani mes tyre, për më tepër që nuk ndodhet dhe asnjë banor tjetër në dhomë. Aida shprehet se i flihet, por mund të ngjajë keq nëse qëndron aty me ta. Ata qeshin me fjalët e saj. Arjoni i thotë që të flejë te krevati i Arit, por Aida nuk pranon, duke thënë se ka frikë të flejë aty, sepse të gjithë ata që kanë fjetur më parë në atë krevat, kanë dalë.
"Bjordi po bëhet si Adela"
Disa nga banorët, të mbledhur në dhomën e gjumit, vazhdojnë të flasin për të tjerët. Arjoni thotë se Bjordi, gjatë këtij diskutimi, foli të kundërtën e asaj që kishte thënë më parë. Ai tregon se Bjordi, gjatë diskutimit të temave të tjera, kishte thënë se i respektonte të gjitha vajzat dhe nuk bënte asnjë diferencim mes tyre, ndërsa në debatin e sotëm ai u shpreh se i pëlqenin vajzat me mentalitet të mbyllur dhe ato me mentalitet të hapur i kishte sa për të kaluar kohën. Arjoni mendon se Bjordi këtë gjë e tha vetëm se rri me Adelën e për ta përkrahur atë, ndërkohë që ai nuk është ashtu. Ai thotë se në vend që Adela të bëhet si Bjordi, është bërë Bjordi si Adela.
Prova e javës
Alarmi ka zgjuar nga gjumi banorët e shtëpisë së "Big Brother". Pasi janë ngritur nga krevatet dhe kanë dalë në oborr, kanë gjetur pishinën të boshatisur, dy karrige dhe një tavolinë brenda, mbi të cilën ndodhej një lojë tavëll dhe një zarf. Vëllai i Madh, nëpërmjet këtij të fundit, u ka komunikuar banorëve provën e javës. Zbrazja e pishinës kishte të bënte pikërisht me këtë. Ata duhet ta mbushnin dhe për momentin mund të përdornin vetëm llastikun e çezmës në oborr. Për veprimet e radhës do t‘ju komunikohej në orët në vazhdim. Reagimet e banorëve ndaj pishinës së boshatisur kanë qenë nga më të ndryshmet: Adelajda ka qeshur, ndërsa Ari, Arjoni dhe Qetsori kanë thënë se nuk dinin të luanin. Pasi kanë lexuar zarfin që Vëllai i Madh kishte lënë për ta, një pjesë e tyre mendonte se duhej ta mbushnin pishinën, ndërsa pjesa tjetër se nuk duhej. Qetsori dhe Arjoni u futën brenda saj për të luajtur, ndërsa të tjerët fjetën apo vazhduan aktivitetet e përditshme.