Grevë në Britani, mbyllen mijëra shkolla
Mijëra shkolla janë mbyllur sot në Britani për shkak të grevës kombëtare të mësuesve, e para pas 20 vjetësh, pas mosmarrëveshjeve me qeverinë lidhur me çështjen e pagave. Më shumë se 200 000 anëtarë të Sindikatës Kombëtare të Mësuesve marrin pjesë në këtë grevë njëditore. Dita e sotme e grevës shoqërohet me mbylljen e plotë të 1 896 shkollave dhe me mbylljen e pjesshme të 2006 të tjerave. Miliona punonjës te sistemit buxhetor te shtetit ne Britani kanë shprehur pakënaqësi për nivelin e pagave, sidomos punonjësit e arsimit dhe policisë, dhe kanë planifikuar zhvillimin e manifestimeve të protestës.