Policia ne gatishmeri te larte
Masat
Gjatë kryerjes së veprimeve për sekuestrimin e pronave të kreut të Bandës së Lushnjës nuk është shënuar asnjë incident. Policia e Lushnjës ka qenë e sinjalizuar për veprimin në fjalë dhe ka marrë të gjitha masat. Burime të policisë thonë se kishte dyshime se ekipi që do të kryente sekuestrimin mund të përballej me kundërshtime. Për këtë arsye, e sidomos për shkak të kërcënimeve të hapura që Aldo Bare bëri nga salla e gjyqit, Policia e Lushnjës u angazhua qysh të dielën për të siguruar mbarëvajtjen e punës së sekuestruesve. Në të gjitha rrugët që të çojnë në Lagunën e Karavastasë u ngritën postblloqe, ndërkohë që e gjithë zona u kontrollua nga forcat e policisë.