E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Liljana me e zgjuar sesa te gjithe ju

Ajo zonja ka pas mend sa gjysma e partisë suaj. Nuk po flas për Nexhmien, se atë e keni ju, unë po flas për Liljanën

Akuzave të kryetarit të grupit socialist, Gramoz Ruçi, Kryeministri Berisha i është përgjigjur duke pranuar vërtetësinë e fotove, por duke u shprehur madje edhe me superlativa për nusen e djalit të ish-diktatorit. “Ajo zonja ka pas mend sa gjysma e partisë suaj. Nuk po flas për Nexhmien, se atë e keni ju, unë po flas për Liljanën. As gjysma juaj nuk bëhet sa ajo”, tha Berisha. Në vijimësi të akuzave të saj, Berisha theksoi se “ato fotot m’i sillni se më pëlqyen. Më nxirrni si kanarinë”. Kryeministri shtoi edhe arsyen e akuzave të tij, duke theksuar se “ç’mendoni ju se… nuk i them për fotot unë Ramës, por për filozofinë e tmerrshme që ka”. Duke përmendur historinë e dhjetoristit të vetëm të mbetur në Partinë Demokratike, Berisha përmendi vetëm se “unë ju zbrita nga kali dhe ju iku ju”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›