E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje vit protesta per tokat e trasheguara

Historia

Prej më shumë se një viti, banorët e Dukatit dhe Orikumit kanë protestuar në mënyra të ndryshme për njohjen e të drejtës së pronësisë. Në këto protesta nuk kanë munguar përplasjet me policinë dhe bllokimet e institucioneve shtetërore. Në disa raste, banorët kanë bllokuar hyrjen e Bashkisë së Orikumit, duke penguar hyrjen e administratës dhe vijimin normal të punës. Ndërkohë që dy muaj më parë, protesta për pronën u shndërrua në përleshje të vërtetë me policinë, ku pati të plagosur nga të dyja palët. Banorët e zonës bllokuan rrugën Vlorë-Himarë në urën e Orikumit. Pas kësaj, forca të shumta policore ndërhynë për zhbllokimin e rrugës. Pas kësaj, protestuesit janë përleshur me policinë dhe rreth 20 prej tyre u shoqëruan në Komisariatin e Vlorës. Banorët e zonës kërkojnë pajisjen me certifikata pronësie për tokat që kanë marrë me ligjin 7501, ndërsa ata të Dukatit kërkojnë në mënyrë të prerë njohjen e pronësisë për tokat në gadishullin e Karaburunit dhe në zonën e Llogorasë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›