Policia sekuestron 15 kg marijuanë, arrestohet transportuesi i tyre

Tiranë, 6 shkurt, NOA Plot 15 kilogramë lëndë
narkotike, e dyshuar si e llojit marijuanë, është mundur të sekuestrohet
paraditen e sotme nga forcat e policisë së Tiranës.
Ngjarja e konfirmuar për agjencinë e Lajmeve
NOA, bën me dijeni në mënyrë paraprake se është arrestuar në flagrancë edhe
Alfred Tufa, personi i cili po transportonte drogën e lartpërmendur.
Saktësohet se sasia e marijuanës prej 15
kilogramësh ishte e paketuar në 14 pako të presuara.
Grupi hetimor është duke shqyrtuar të gjitha
pistat e transportit të kësaj sasie lënde narkotike, për të hedhur dritë mbi
pikën e nisjes dhe destinacionin e saj përfundimtar.
Ndërkaq, i dyshuari i arrestuar që posedonte këtë
sasi marijuane po merret në pyetje për të nxjerrë në dritë detaje të tjera mbi
këtë trafik lënde narkotike.
n.e/NOA