Policia sekuestron arme ne Gjirokaster
Nje tjeter operacion i policise se Gjirokastres, eshte finalizuar me sekuestrimin e armeve automatike dhe municione. Operacioni i quajtur Rreshqitja, u organizua nga blute e Gjirokastres.Keshtu u be e mundur ndalimi dhe sekuestrimi i tre kallashnikoveve, 500 fishekeve, dy kilograme tritol. I gjithe ky arsenal armesh, jane marre ne cilesine e proves nga policia. Armet dhe municionet i jane gjetur ne banese Fatmir Jasharit, i cili u arrestua tre dite me pare me 50 kilograme marihuane. Fatmir Jashari njihej me pseudonim “Drumba”. Ne arsenalin e armeve luftarake te fshehura nga ky person, ishin 3 arme zjarri automatike tip Kallashnikov, 2 kilograme tritol, 680 kapsolla detonatore , ku 50 cope ishin te montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezes, 1500 fisheke model 56 (automatiku), dhe 6 krehera automatiku me fisheke” thuhet ne njoftimin e Drejtorise s e Policise se Qarkut te Gjirokastres.
Shtetasi u kap ndersa po trafikonte drejt Greqise sasine e lendes narkotike.