E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, në pranga 35-vjeçari, vrau dhe më pasi i vuri flakën banesës së viktimës



Policia e Qarkut të Fierit ka vënë në pranga pas 48 orësh autorin e vrasjes dhe më pas djegies së 40-vjeçarit Bujar Krasniqi në banesën e tij në Gradishtë të Lushnjës. Në prangat e uniformave blu ra Klodian Premçi, 35 vjeç. Autori, i cili banonte në të njëjtin fshat me viktimën, ishte futur në shtëpi për të vjedhur dhe pasi është diktuar nga 40-vjeçari, është përleshur me të dhe e ka qëlluar me automatik dy herë në trup. Më pas, ai për të humbur gjurmët i ka vënë flakën banesës. Ai u kap nga forcat e policisë i fshehur në një kanal. Gjithashtu, policia gjeti edhe armën me të cilën ai kishte kryer krimin. Autori i krimit është marrë në pyetje nga policia, ku ka pranuar se e ka vrarë 40-vjeçarin Krasniqi. Sipas burimeve, ai e kishte kryer krimin pasi kishte hyrë në shtëpi për të vjedhur. Pasi kishte qëlluar ndaj 40 vjeçarit, ai i vuri flakën banesës, duke rrezikuar edhe jetën e tre fëmijëve të Krasniqit. 35-vjeçari është shoqëruar në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit.

Arrestimi

Rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së hënë, në banesën e Bujar Krasniqit kishin rënë flakët. Vajza e tij 13-vjeçare kishte parë një person që i kishte vënë zjarrin banesës dhe më pas ishte larguar me shpejtësi. Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer, rezultoi se 40-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë. Menjëherë nisën hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Policia mori dëshmitë e para, ndërkohë që nisi nga puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Pas kontrolleve të shumta të zonës, në mbrëmjen e ditës së djeshme u bë e mundur kapja e autorit. Ai kishte arritur që të largohej në këmbë, pasi kishte kryer krimin dhe i kishte vënë flakën banesës, për t’iu shmangur arrestimit të policisë. Ai u gjet i fshehur në një kanal, në zonën e hekurudhës, rreth 1 km larg fshatit Gradishtë. Gjithashtu, u sekuestrua edhe arma me të cilën u krye krimi, një automatik i tipit kallashnikov. Gjatë marrjes në pyetje, Premçi u shpreh se ai kishte qëlluar ndaj Krasniqit, duke pranuar krimin. Gjithashtu, ai u shpreh se kishte qëllim që të vidhte kursimet e viktimës, por është diktuar nga ky i fundit dhe e ka qëlluar atë.

Ngjarja

Rreth orës 01:30 te ditës së hënë, në banesën e Bujar Krasniqit janë parë flakë, të cilat kishin mbuluar shtëpinë. Ka qenë vajza e tij 13-vjeçare që ka vrapuar të shpëtojë tre vëllezërit e saj, që ishin duke fjetur në dhomë, ndërkohë që më pas ka shkuar tek shtëpia e xhaxhait për ndihmë. Ajo ka parë një person, i cili ishte duke i vënë flakën shtëpisë dhe është larguar më pas. Me gjithë përpjekjen për të shuar flakët, ato janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën, kjo si pasojë e lëndës djegëse të spërkatur për të bërë që ajo të digjej. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe policia. Nga kontrolli i bërë u gjet trupi i pajetë i djegur i 40-vjeçarit. U krye ekspertiza mjeko-ligjore, nga ku rezultoi se vdekja e Krasniqit nuk kishte ardhur si pasojë e flakëve në banesë, por si pasojë e plagëve me armë zjarri. Viktima kishte disa kohë që ishte kthyer nga Greqia, ku qëndronte si emigra

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›