E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku ndërkombëtar i drogës, arrestohen 22 persona



Goditet një nga organizatat më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të drogës, prangosen 22 persona, priten të tjera arrestime. Goditja i është dhënë bandës pas hetimeve 2-vjeçare, ndërkohë që në përbërje të saj ishin shtetas shqiptarë, sllovenë dhe italianë. Sipas hetuesve, itinerari i trafikimit të drogës ishte Shqipëri-Maqedoni-Bullgari-Itali dhe vende të tjera të BE-së. Por, 22 arrestimet nuk janë të vetmet, pasi sipas grupit të hetuesve, ka rreth 46 denoncime për pjesëtarë të tjerë të bandës. Sipas hetuesve, banda merrej me trafikun e drogave të lehta dhe të forta dhe ishte e përbërë nga shumë shqiptarë, sllovenë e italianë. Ajo kishte kontakte në vendet e Ballkanit, si në Shqipëri, Maqedoni, Bullgari, Itali dhe vendet e tjera të BE-së. Hetimi ka nisur që në vitin 2007, ndërkohë që ende po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Sipas hetuesve, vlera e drogës e bllokuar gjatë operacioneve të zhvilluara është rreth 110 milionë euro. Droga e sjellë nga grupi i trafikantëve ishte e destinuar për në tregun italian, por edhe në atë të vendeve të tjera të BE-së.

Operacioni

Pas zhvillimit të hetimeve, policia italiane në bashkëpunim me atë të Holandës janë duke realizuar një aksion ndërkombëtar, ku deri tani janë prerë 29 urdhër arreste, si dhe janë sekuestruar 75 kg drogë. Operacioni i koduar “Apuleio” është pjesë e një hetimi të drejtuar nga drejtoria e antimafias së Trentos. Nga puna e bërë është arritur që të identifikohen dhe më pas të kapen disa nga pjesëtarët e bandës, që importonte kokainë nga Holanda dhe heroinë nga Maqedonia e Shqipëria drejt Italisë.

Sipas policisë italiane, banda vepronte në Itali, Holandë, si dhe në vende të Ballkanit, si Shqipëri, Bullgari, Maqedoni. Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 22 persona, ndërkohë që 7 të tjerë janë në ndjekje nga policia. Sipas mediave italiane, të ndaluarit janë nga Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia dhe Italia. Që nga fillimi i hetimeve janë arrestuar deri tani 22 persona në flagrancë dhe janë sekuestruar rreth 60 kg heroinë dhe mbi 15 kg kokainë, në një vlerë prej rreth 110 milionë euro, si dhe 12 makina.

Hetimet

Prokuroria e Trentos kishte nisur fillimin e hetimeve që në vitin 2007. Gjatë kësaj kohe janë arrestuar 22 persona, ndërkohë që ka rreth 46 denoncime. Mediat italiane raportojnë se ka prova për të konfirmuar shitjen e mbi 50 kg kokainë dhe 19 kg heroinë nga kjo bandë. Ndërkohë që janë sekuestruar rreth 60 kg heroinë dhe mbi 15 kg kokainë, në një vlerë prej rreth 110 milionë euro, si dhe 12 makina. Banda, sipas hetuesve, vepronte në Itali, Shqipëri, Maqedoni, Bullgari e vendet e tjera të BE-së.

Detaje

22 persona u arrestuan, ndërsa 7 janë ende në ndjekje të policisë italiane e holandeze

75 kg drogë është sekuestruar në dy vite, nga të cilat 60 kg heroinë dhe 15 kg kokainë

110 mijë euro është vlera e drogës së bllokuar gjatë operacioneve të policisë

12 janë makinat e sekuestruara nga policia, me të cilat transportohej droga nga korrierët

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›