E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shpëton 55-vjeçaren, rrezikoi mbytjen në lumin Mat



Policia e Lezhës ka mundur të shpëtojë nga mbytja një 55-vjeçare, e cila u rrethua nga ujërat e lumit Mat teksa po kulloste bagëtitë në argjinaturën e lumit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe përmes një helikopteri është bërë i mundur shpëtimi i gruas. Marie Kola po ruante bagëtitë në argjinaturën e lumit, teksa hapja e menjëhershme e portave në digën e Hidrocentralit të Ulzës e ka rrethuar me ujë 55-vjeçaren, duke i rrezikuar jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga operacioni i shpëtimit përmes një helikopteri është bërë e mundur nxjerrja nga rrjedha e lumit e 55-vjeçares Kola.

26 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›