Zbulohet një bazë prostitucioni në Durrës
Arrestohet 22-vjeçarja, merrte për një akt seksual 4 mijë lekë
Durrës – Dëshira për seks është mëse e realizueshme nëse shkon në Durrës dhe ndalesh në një nga pikat e shumta të shitjes së “mishit të bardhë”. Në Bisht-Pallë apo në Urën e Dajlanit, në zonën e Plazhit të Plepave apo te Hekurudha, te Rrota e Kuqe apo tek Iliria, cilido mund të gjejë lehtësisht, pa u nevojitur të djersitet, një vajzë që shet trupin e saj kundrejt një pagese.
Ngjarja
Një rast ideal për klientelën e Durrësit dhe Tiranës ishte ai i Esmeraldës, një vajzë 22-vjeçare nga Durrësi, e cila ofronte seks me pagesë, duke derdhur në “buxhetin” e saj katër mijë lekë të rinj për çdo klient. Por puna e Esmeralda J. ka marrë fund natën duke gdhirë dita e djeshme, pasi ajo është “gjuajtur” nga agjentët e luftës kundër prostitucionit dhe është arrestuar. Zyrtarisht, policia tha se 22-vjeçarja Esmeralda J. u kap në flagrancë duke ushtruar prostitucion në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, në breg të detit, kundrejt shumës prej 4 mijë lekëve të rinj me shtetasin A.T., banues në ish-Kënetë, Durrës.
Rastet
Në fillim të shkurtit, policia ndërmori një operacion në bllokun e ambasadave në Tiranë, duke i dhënë fund një baze prostitucioni. Në prangat policore ranë një tutore, pronari i një lokali dhe 8 prostituta, ndërsa u bllokua hoteli ku kryhej aktiviteti i paligjshëm. Në pranga ka rënë 41-vjeçarja Sofie A., që punonte si tutore e tetë vajzave që ushtronin prostitucion në bazë. Ajo kujdesej për klientelën e vajzave që ushtronin profesionin te lokal-hoteli i quajtur “Drilon” pranë bllokut të ambasadave. Vajzat e moshës së re ishin banore të Tiranës, Vlorës dhe Skraparit. U arrestua edhe pronari i hotelit “Drilon”, emri i të cilit nuk u bë i ditur.
26 Mars 2009