Policia shqiptare ka 780 shqiptarë në kërkim
Rreth 400 prej tyre kanë marrë dënime të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër arrest në burg
Tiranë- Interpol Tirana rezulton të jetë me një shifër më të vogël të kërkuarish se vitin e kaluar. Rreth 780 persona kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe pjesa më e madhe e tyre janë të dënuar me burg më shumë se 400. Një pjesë e tyre janë me masë sigurie arrest në burg dhe të tjerët janë të ndaluar.
Më të kërkuarit
Në majën e listës së të kërkuarve qëndrojnë 8 persona, të cilët janë dënuar për vepra të rënda penale, një ose disa vrasje. Këta persona kanë marrë thuajse të gjithë vendime të formës së prerë dhe janë dënuar për krime të rënda. Ndër ta renditen Gentian Tako, i kërkuar për vrasje, dënuar me burgim të përjetshëm, Marjan Rroku, akuzohet për vrasje të dyfishtë, dënuar me burgim të përjetshëm. I treti në listë është Ndriçim Sadushi, i akuzuar për vrasje dhe krijimin e bandës së armatosur, dënuar po me burgim të përjetshëm. Besnik Shahaj, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të katërfishtë. Ismet Oruçi, i cili ka kryer po vrasje të katërfishtë. Burimet policore thanë se të tjerët janë Petrit Agaçi, Gjovalin Lesi, të gjithë të dënuar për vrasje dhe David Gjokeja, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.
Kërkimi
Jo rrallëherë i ka ndodhur zyrave të Interpolit në shtetet e huaja që emrat e të kërkuarve shqiptarë t’u mbeten në xhepa apo në shkresa të futura në sirtarë. Kjo jo pse agjentët e Interpolit nuk kanë mundur të bëjnë punën e tyre, por për faktin se shqiptarët kanë ditur t’u shpëtojnë prangave të tyre duke u fshehur apo dhe dyshohet se kanë kryer operacione plastike. Sipas një raporti të zyrës së Interpolit në Ministrinë e Brendshme, bëhet e ditur se shumë të kërkuar shqiptarë kanë kryer operacione plastike në fytyrë. Duke i shtuar kësaj edhe ndryshimin e identitetit, ata i kanë shpëtuar prangave.
Interpoli
Interpoli “lindi” për të krijuar siguri në botë. Qëllimi i tij është të kujdeset në rang unik me një shërbim themelor. Në zbatim të ligjit të cilido shteti, me optimizëm duhet të luftojë krimin. Disa nga shërbimet thelbësore që "ofron" Interpoli janë, një polici me një sistem të përbashkët komunikimi, një shtrirje të gjerë database, ku janë të shënuara të gjitha krimet si dhe një shërbim analitik. Një tjetër shërbim është edhe shërbimi profesionist dhe aktiv i policisë në të gjithë botën. Ndërkohë, misioni i Interpolit është të parandalojë, të zbulojë dhe të ndalojë krimin. Interpoli është aktiv, pasi arsyeja është shumë e thjesht, bashkëpunimi mes shteteve tregon edhe funksionimin e mirë të tij. Një arsye tjetër është edhe shkëmbimi i informacionit, i cili është në kohën e duhur, i saktë, i rëndësishëm dhe i kompletuar.
Box
Historitë
Marjan Rroku
Ish-punonjësi i SHIK-ut, dyshohet të jetë vrasësi i një vajze dhe nënës së saj, vazhdon të jetë pjesë e kësaj liste të kërkuarish prej më shumë se 6 vitesh. Edhe ai mendohet të jetë jashtë vendit, ndoshta në Amerikë. Por jo vetëm nga Policia Shqiptare, emri i Marjan Rrokut ekziston edhe në listën e personave më të kërkuar në SHBA. Mendohet se ai fshihet në një nga shtetet e Amerikës por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.
David Gjokeja
Gjokeja 37-vjeç, nga fshati Derven i Krujës është gjetur fajtor se më datë 18 qershor 2005, pranë fshatit Gjyricë të komunës Ishëm të Durrësit, së bashku me dy vëllezërit e vet Kastriot dhe Arben Gjokeja kanë vrarë për probleme hasmërie kushërinjtë e tyre Eduard e Oligert Gjokeja si dhe kanë plagosur rëndë Simon Gjokejan. Sipas vendimit të gjykatës tre vëllezërit Gjokeja kishin organizuar pritë ndaj kushërinjve të tyre dhe në momentin që ata ishin afruar i kanë qëlluar me breshëri automatiku. Tashmë për këtë krim, veç Arbenit në qeli ndodhet edhe vëllai i tij Kastrioti, ndërsa Davidi është shpallur person në kërkim dhe ende nuk ka rënë në pranga. ai vazhdon të jetë një
ndër 10 personat më të kërkuar. Një pjesë e mirë e dhjetëshes mendohet që fshihen akoma në
Ilir Gavoçi dhe Ismet Oruçi
të akuzuar për vrasjen e katër të rinjve shkodranë mbrëmjen e 16 shtatorit të vitit 2006. Sipas kërkesës për gjykim, pronari i tavernës "Olalba" Ilir Gavoçi, dhe badigardi i lokalit, Ismet Oruçi, kanë konsumuar veprat penale të "vrasjes në kushte të tronditjes së rëndë psikike" dhe "mbajtje pa leje të armëve luftarake", në bashkëpunim.
8 personat më të kërkuar
1- Gentian Xheladin Take,
i kërkuar për vrasje, dënuar me burgim të përjetshëm.
2- Marjan Rrok Rroku,
vrasje të dyfishtë, dënuar me burgim të përjetshëm.
3- Ndriçim Myrteza Sadushi,
vrasje dhe bandë e armatosur, dënuar me burgim të përjetshëm.
4- Ismet Oruçi,
akuzuar për vrasjen e 4 të rinjve shkodranë
5- Besnik Jashar Shahaj,
vrasje të katërfishtë, dënuar me burgim të përjetshëm.
6- Petrit Jonuz Agaçi,
vrasje, dënuar me burgim të përjetshëm
7- Gjovalin Ndue Lesi,

8- David Ded Gjokeja,
dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.
16 Korrik 2009