I vë zjarrin kasolles së bagëtive të fqinjit, rrezikoi t’i digjte edhe shtëpinë
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Përmet kur Artan Shehaj dogji kasollen e bashkëfshatarit
Tiranë - Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në një fshat të Përmetit, kur nga smira një 37-vjeçar i ka vënë zjarrin kasolles së bagëtive të fqinjit të tij. I dëmtuari ka telefonuar policinë e cila ka vënë në pranga zjarrvënësin, i cili përveçse i dogji kasollen për pak sa nuk i shkrumboi edhe familjarët pasi shtëpia ishte fare pranë kasolles që digjej. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka vënë në pranga “smiranjozin”, i cili i ka shkaktuar edhe dëme në bagëti bashkëfshatarit të tij. Vetëm ndërhyrja e banorëve të fshatit ka shpëtuar familjen e dëmtuar nga vdekja, pasi shtëpia ishte fare pranë me kasollen që digjej. Madje ishin po këta që mundën të nxirrnin mes flakëve bagëtinë e S.K, i cili njëkohësisht kishte telefonuar edhe policinë.
Ngjarja
Në rajonin e Policisë së Përmetit kishte mbërritur një telefonatë se në fshatin Vinokash, një person ka djegur kasollen e bagëtive të një bashkëfshatari të tij. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Përmetit dhe grupi hetimor, ku është konstatuar se 37-vjeçari Artan Shehaj, lindur dhe banues në Vinokash, rreth orës 03:00 të mëngjesit ka djegur me dashje kasollen e bagëtive të personit me iniciale S. K, po nga ky fshat. Madje, flakët kanë rrezikuar të përfshinin edhe banesën e bashkëfshatarit S. K., pasi kasollja ishte shumë afër me banesën.
Ndërkaq, S. K. së bashku me banorët e fshatit kanë mundur të shpëtojnë bagëtitë dhe banesën nga flakët, ndërsa i janë djegur plotësisht të gjitha materialet e tjera si baza ushqimore etj, si edhe 30 pula e një qen.
Hetimet
Nga veprimet hetimore por edhe nga dëshmitë e marra nga familjarët dhe bashkëfshatarët rezulton se ky person është me të meta mendore, por që s’është pajisur me kartelë mjekësore. Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e para procedurale dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Artan Shehaj për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
Plagosen tre policë të grupit të gatshëm, u përplasën me një makinë me targa kosovare
Pukë – Tre policë nga rrethi i Pukës kanë mbetur të plagosur pasi automjeti në të cilin ata ndodheshin, është përplasur me një makinë me targa të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga burime policore, sipas të cilave aksidenti rrugor i lartpërmendur ka ndodhur në aksin rrugor Qafi Mali-Fierzë, pasojë e të cilit ka qenë plagosja e tre policëve. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pasi makina e grupit të gatshëm të policisë është përplasur me një makinë me targa të Kosovës. Mësohet se policët e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia nga ana e saj ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.
Aksidentohen pas mbrëmjes së maturës, 1 vdes, 2 në gjendje të rëndë
Durrës – Askush nuk e kishte menduar se dita e festës së maturës, do të ishte e fundit për një nga tre adoleshentët e aksidentit të djeshëm. Ata ishin nisur të festonin gjithë gëzim festën e mbarimit të shkollës në një nga lokalet e Durrësit, por kthimi në shtëpi me makinë u ka kushtuar shtrenjtë. Forcat policore të Durrësit bënë me dijeni se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 04:00, në aksin rrugor Tiranë-Durrës te mbikalimi Ura e Dajlanit, janë aksidentuar tre maturantë. Klajdi Nina, banues në Tiranë, i cili duke drejtuar mjetin e tij tip “Alfa Romeo” me targë TR 4241, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me trafik-ndarëset. Si pasojë e kësaj përplasjeje, ai ka gjetur vdekjen 30 minuta pas aksidentit, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore dy pasagjerët e tjerë të këtij automjeti, M. D dhe Amarildo Lamaj, që të dy 18 vjeç dhe banues në Tiranë. Ata ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore. “Të tre personat janë shokë klase maturantë dhe ndodheshin në Durrës për të festuar mbrëmjen e maturës”, -cituan burime policore.
Kapet arsenal armësh, 1 automatik, 4 arka me fishekë dhe 30 granata
Delvinë - Një arsenal i vërtetë armësh është mundur të gjendet nga forcat e policisë së Devlinës në fshatin Llakopin të këtij rrethi. Sipas të dhënave policore, ky arsenal armësh është gjetur në bazë të disa informacioneve paraprake, të marra nga agjentët me uniformë. Bëhet fjalë për 4 arka me fishekë, 30 granata, 1 automatik model 56 dhe tre kuti me ndezësa, të cilat mbaheshin të fshehura. Ndërkaq, policia po punon për gjetjen e autorëve të mundshëm, të cilët janë edhe poseduesit e vërtetë të këtij arsenali armësh.
Operacioni “Topografi”, policia kap poseduesin e një parcele me hashash
Durrës – Në kuadër të operacionit të koduar “Topografi”, i cili ka si qëllim zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtyre veprave penale, nga forcat e policisë së Durrësit është bërë arrestimi në flagrancë i 37-vjeçarit Dashamir Cungu. Sipas të dhënave policore, nga veprimet e para hetimore rezulton se ai është poseduesi i sasisë së bimës narkotike Cannabis sattiva të gjetur, sekuestruar dhe asgjësuar në fshatin Verjon, të komunës Nikel në Krujë. Materialet e përgatitura do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Ndërkaq, policia bën me dijeni se po vazhdon puna për identifikimin e autorëve të tjerë si dhe asgjësimin e sasisë tjetër, pasi në këtë zonë janë të mbjella parcela të tjera toke me Cannabis Sativa.
16 Korrik 2009