Vdekja e Trebickës, nga Amerika mbërrin "lajmi"
Eksperti amerikan i policisë së
Virxhinias, që mori pjesë në
hetimin e vdekjes së biznesmenit
Kosta Trebicka, ka sjellë me
postë ekspertizën auto-teknike të
automjetit, që humbi jetën dëshmitari
i trafikut të fishekëve nga Gërdeci
drejt Afganistanit. Provat dhe
të dhënat, që bëjnë fjalë për ngjarjen,
janë dërguar në zyrën e
Prokurores së Përgjithshme, Ina
Rama. Mësohet se në bazë të analizave
të specializuara, që janë kryer
në SHBA, eksperti amerikan ka hartuar
raportin e tij përfundimtar për
ngjarjen e ndodhur në Lekas të Korçës,
mesditën e 12 shtatorit 2008.
Eksperti amerikan i policisë së
Virxhinias, Kevin Teter, u largua nga
Shqipëria pas një qëndrimi 5-ditor,
gjatë të cilit zhvilloi hetime dhe
matje në vendin ku u gjet i vdekur
Kosta Trebicka, analizoi skenën e
ngjarjes dhe makinën e biznesmenit,
e cila mbahet e bllokuar në
policinë e Korçës. Më pas, ai bëri
disa analiza me grupin hetimor të
kësaj çështjeje në Prokurorinë
lokale, si dhe dy raportime bashkë
me ekspertët shqiptarë, para
Kryeprokurores së vendit, Ina
Rama.
Pas pesë ditë qëndrimi në Shqipëri,
Teter mbylli fazën e
mbledhjes së të dhënave dhe vendosi
të largohet për të punuar me
raportin në studion e tij, në SHBA.
Ai mori me vete një dosje të plotë
me të dhënat për ngjarjen, ku humbi
jetën Kosta Trebicka. Sipas
Prokurorisë, në dosjen e dërguar në
SHBA përfshihen analiza mbi fotografitë
dhe pamjet filmike të vendit
të ngjarjes, pozicionin e makinës
dhe kufomës, gjurmët e gomave
të mbetura në diametrin ku
lëvizi automjeti, si dhe të dhëna
mbi këndin dhe shpejtësinë e
lëvizjes së makinës. Ndërkohë,
Teter analizoi edhe tabela fotografike
të dëmtimeve, që u konstatuan
në trupin e Kosta Trebickës,
procesverbale të deklarimeve
që kanë dhënë dëshmitarët në
vendin e ngjarjes, planimetrinë e
relievit të sipërfaqes në zonën ku
ndodhi ngjarja dhe rezultatet e disa
ekspertizave të zhvilluara në Shqipëri.
Mbi bazën e të gjitha këtyre
fakteve, mësohet se eksperti
amerikan ka hartuar në SHBA
raportin e tij për rindërtimin e asaj
që ka ndodhur faktikisht me biznesmenin
Kosta Trebicka.
Raporti, sapo përfundoi në
SHBA, iu dërgua Prokurores së
Përgjithshme, Ina Rama, dje dhe
pritet që sot ajo ta analizojë atë me
pjesëtarët e tjerë të grupit hetimor
që është ngritur enkas për këtë
çështje. Më pas, ai do t‘i lihet në dispozicion
grupit hetimor në
Prokurorinë e Korçës. Krahas ekspertizës
së ardhur nga SHBA-ja,
hetuesit e çështjes presin edhe
raportet e ekspertëve shqiptarë, të
cilët po vazhdojnë punën për
hartimin e raportit mbi dinamikën
e ngjarjes së ndodhur me Kosta Trebickën,
gjatë së cilës ai gjeti vdekjen
për shkaqe ende misterioze.
Virxhinias, që mori pjesë në
hetimin e vdekjes së biznesmenit
Kosta Trebicka, ka sjellë me
postë ekspertizën auto-teknike të
automjetit, që humbi jetën dëshmitari
i trafikut të fishekëve nga Gërdeci
drejt Afganistanit. Provat dhe
të dhënat, që bëjnë fjalë për ngjarjen,
janë dërguar në zyrën e
Prokurores së Përgjithshme, Ina
Rama. Mësohet se në bazë të analizave
të specializuara, që janë kryer
në SHBA, eksperti amerikan ka hartuar
raportin e tij përfundimtar për
ngjarjen e ndodhur në Lekas të Korçës,
mesditën e 12 shtatorit 2008.
Eksperti amerikan i policisë së
Virxhinias, Kevin Teter, u largua nga
Shqipëria pas një qëndrimi 5-ditor,
gjatë të cilit zhvilloi hetime dhe
matje në vendin ku u gjet i vdekur
Kosta Trebicka, analizoi skenën e
ngjarjes dhe makinën e biznesmenit,
e cila mbahet e bllokuar në
policinë e Korçës. Më pas, ai bëri
disa analiza me grupin hetimor të
kësaj çështjeje në Prokurorinë
lokale, si dhe dy raportime bashkë
me ekspertët shqiptarë, para
Kryeprokurores së vendit, Ina
Rama.
Pas pesë ditë qëndrimi në Shqipëri,
Teter mbylli fazën e
mbledhjes së të dhënave dhe vendosi
të largohet për të punuar me
raportin në studion e tij, në SHBA.
Ai mori me vete një dosje të plotë
me të dhënat për ngjarjen, ku humbi
jetën Kosta Trebicka. Sipas
Prokurorisë, në dosjen e dërguar në
SHBA përfshihen analiza mbi fotografitë
dhe pamjet filmike të vendit
të ngjarjes, pozicionin e makinës
dhe kufomës, gjurmët e gomave
të mbetura në diametrin ku
lëvizi automjeti, si dhe të dhëna
mbi këndin dhe shpejtësinë e
lëvizjes së makinës. Ndërkohë,
Teter analizoi edhe tabela fotografike
të dëmtimeve, që u konstatuan
në trupin e Kosta Trebickës,
procesverbale të deklarimeve
që kanë dhënë dëshmitarët në
vendin e ngjarjes, planimetrinë e
relievit të sipërfaqes në zonën ku
ndodhi ngjarja dhe rezultatet e disa
ekspertizave të zhvilluara në Shqipëri.
Mbi bazën e të gjitha këtyre
fakteve, mësohet se eksperti
amerikan ka hartuar në SHBA
raportin e tij për rindërtimin e asaj
që ka ndodhur faktikisht me biznesmenin
Kosta Trebicka.
Raporti, sapo përfundoi në
SHBA, iu dërgua Prokurores së
Përgjithshme, Ina Rama, dje dhe
pritet që sot ajo ta analizojë atë me
pjesëtarët e tjerë të grupit hetimor
që është ngritur enkas për këtë
çështje. Më pas, ai do t‘i lihet në dispozicion
grupit hetimor në
Prokurorinë e Korçës. Krahas ekspertizës
së ardhur nga SHBA-ja,
hetuesit e çështjes presin edhe
raportet e ekspertëve shqiptarë, të
cilët po vazhdojnë punën për
hartimin e raportit mbi dinamikën
e ngjarjes së ndodhur me Kosta Trebickën,
gjatë së cilës ai gjeti vdekjen
për shkaqe ende misterioze.