Policia zbulon mbishkrimin e vjedhur të Auschwitzit
Policia polake ka zbuluar shenjën famëkeqe “Arbeit macht Frei” (Puna të bën të lirë), e cila u vodh nga porta e ish-kampit nazist të vdekjes Auschwitz, pas gjuetisë intensive, e cila zgjati tri ditë dhe ka arrestuar pesë persona të dyshimtë, ka njoftuar sot policia. Shenja ishte prerë në tri pjesë.
Zëdhënësja e policisë, Katarzyna Padlo, theksoi se shenja është zbuluar të dielën në mbrëmje, në veri të Polonisë, në anën e kundër të vendit nga qyteti në jug të Polonisë, ku edhe gjendet muzeu memorial i Auschwitzit, ku edhe u vodh mbishkrimi të premten, theksoi se mbishkrimi i gjatë pesë metra ishte prerë në tri pjesë.
Shenja e vendosur në portën e kampit u vjedh të premten në mëngjes, duke nxitur një tërbim ndërkombëtarë, për shkak të zhdukjes së një prej simboleve më drithëruese të holokaustit kundër hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Autoritetet e muzeut u shprehën të lehtësuara për gjetjen e mbishkrimit, përkundër lajmit se ai është dëmtuar.
Më shumë se 1 milionë hebrenj, por edhe romë, polakë dhe të tjerë, kanë vdekur në Auschwitz gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kampi është çliruar nga forcat sovjetike, më 27 janar të vitit 1945.