E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka: Opozita nuk do të dënohet krimet e komunizimit

20/02/2009  Ligji i lustracionit

Deputeti i PD-së Edi Paloka gjatë fjalës së tij në Kuvend ka akuzuar deputetët e opozitës për ngecjen e procesit të ndërmarrë nga qeveria “Berisha” për të dënuar krimet e komunizmit. Një ditë para përvjetorit të rrëzimit të bustit të ish-dikatorit Enver Hoxha, demokrati fajësoi kundërshtarët e tij politikë, që edhe pas 18 vjetësh vendi ynë nuk është larguar një herë e mirë nga e kaluara. “Sot, pas 18 vjetësh, ne nuk kemi dënuar ende krimet e komunizmit, ende sot kolegët deputetë vazhdojnë të ruajnë llogoret e partisë së vjetër, edhe sot këtu kemi njerëz që i mbrojnë këto krime”, - theksoi Paloka. Duke iu referuar historikut të ligjit për lustracionin, deputeti i PD-së theksoi se procesi i ndërmarrë nuk ka lidhje me Kushtetutën, por është bërë një ndarje e qartë morale për të qenë pro dënimit të krimeve të komunizmit. “Të gjitha projektet që mund të vijnë këtu, nuk votohen nga bijtë apo nipërit e ish-anëtarëve të Byrosë Politike”, - përfundoi deputeti i selisë blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›