E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia,larg hajdutëve të kambistit

07/02/2005  Kanë kaluar 4 ditë nga pusia që iu bë një kambisti në kryeqytet dhe policia nuk ka munudur ende të identifikojë e aq më pak të vërë në pranga autorët e ngjarjes. Mbrëmja e datës 3 shkurt do të mbetet gjatë në mendjen e Novruz Barit nga Kombinati i Tiranës. Kambisti 45-vjeçar u sulmua nga 3 persona të panjohur të armatosur me thika të mprehta vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. U desh ndihma e banorëve të lagjes, që Bari të shpëtonte paq nga grabitja dhe lëndimi. Hajdutët e dhunshëm arritën të largoheshin pa u hyrë gjemb në këmbë. Megjithë gjurmimet e agjentëve në terren, policia kriminale e komisariatit nr 2 nuk ka mundur ende të zbulojë autorët. Burime nga kjo strukturë e rendit shprehen se të dhënat për grabitësit janë të pamjaftueshme për të hartuar identikite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›