E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet shitësi i narkotikëve

07/02/2005  Efektivat e policisë kriminale të komisariatit të Kavajës vënë në pranga një shitës narkotikësh. Burime zyrtare nga drejtoria e qarkut të Tiranës bëjnë të ditur se Taulant Haziri nga ky qytet u arrestua ndaj të gdhirë të së djeshmes. Gjatë kontrollit, uniformat i kapën në flagrancë një sasi prej 1,2 gramë heroine. Malli u bllokua në cilësinë e provës materiale. Dëshmia e shitësit të drogës, dhënë për oficerët e policisë gjyqësore i orientoi blutë për numrin e përdoruesve të narkotikëve në Kavajë. Sipas të dhënave, kjo shifër nuk ëhstë e lartë, por nëse nuk parandalohet shitja, ka gjasa që në pak kohë të marrë përmasa të mëdha. Sakaq, mësohet se Taulant Haziri nuk ka qenë dënuar ndonëjherë më parë nga togat e zeza. Materialet në ngarkim të tij iu kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›