Tiranë, gati largimi i një shefi komisariati

07/02/2005 SHKB heton veprimtarinë e oficerëve të implikuar në trafiqe
Në pikëpyetje qëndrimi në detyrë i një shefi komisariati të Tiranës. Ndonëse me një karrierë të mirë në policinë e shtetit, kryepolici nuk ka ngurruar të abuzojë me atributet që i jep detyra. Transferim me ulje në detyrë apo përjashtim hga rradhët e bluve, kjo është dilema e grupit që po heton veprimtarinë e tij. Sakaq, ka dosje të hapura dhe për një numër të konsiderueshëm inspektorësh që rezultojnë të implikuar në rretje të trafikut klandestin.
Shefi
Pas shefit të komisariatit të objekteve, Arben Cakës ia ka ardhur rradha një tjetri shef komisariati për të lënë detyrën nw kryeqytet. Por, nëse Caka u akuzua për përfitim të asistenëcs së paligjshme të bashkëshortes, kolegu i tij akuzohet për shkelje të rënda gjatë kryerjes së detyrës. Burime nga shërbimi i kontrollit të brendshmë bëjnë të ditur se kryepolici i në hetim ka një kohë relativsiht të gjatë, që kryen detyra me rëndësi në policinë e shtetit. Por, ky fakt nuk është bërë barrierë që ai të neglizhojë me apo pa dashje në shumë çështje me të cilat ëhstë përballur. Shkeljet që do të "këpusin" shefin, i përkasin periudhave të fundit kohore. "Ai ka abuzuar me atributet që gëzon nga detyra. Jo më larg se pak muaj më parë, ai ka urdhëruar pengimin e marrjes në pyetje të një vartësi të tij nga SHKB-ja. Efektivi në fjalë ishte akuzuar nga një qytetar, i cili qe dëmtuar padrejtësisht nga ai", saktësojnë burimet. Paskëtaj, ndërsa vartësi është transferuar në një qark të largët në shenjë ndëshkimi ndaj qytetarit të pafajshëm, shefi ka vijuar të jetë në krye të komisariatit, por tashmë me dosje të hapur. Hetimet mbi aktivitetin e tij, kanë nxjerrë në pah shumë shkelje të tjera. Grupi hetimor nuk ka vendsour ende nëse ai do të përjashtohet nga rardhët e bluve apo do të pësojë fatin e vartësit që mbrojti, duke u transferuar në ndonjë qark të largët, me ulje në detyrë e gradë.
Oficerët
Drejtuesi i një prej komisariateve të Tiranës nuk është i vetmi që ka dosje të hapur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Të njëjtat burime shprehen se edhe një numër i konsiderueshëm punonjësish të policisë në qarkun e Tiranës janë në survejim. Pothuajse të gjithë inspektorët e fokusuar nga SHKB-ja, akuzohen për trafiqe të paligjshme. "Për një pjesë të kësaj kategorie ka materiale që rrëfejnë për implikimin e tyre me kontigjentë policorë në lëmin e trafiqeve klandestine. Informacionet flasin për bashkëpunim të këtyre uniformave me persona tashmë të skeduar dhe në gjurmim nga agjentët", saktësojnë burimet. Implikimi i tyre në rrjete trafiku ka dalë rastësisht, gjatë hetimeve të të skeduarve apo vëzhgimit të tabulateve të telefonave të të gjurmuarve. Sakaq, kususri që mbetet janë akuzuar drejtpërsëdrejti nga qytetarë konkretë në zyrat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Por, këto sinjale, merren më pak në konsideratë nga krerët e SHKB-së. Kjo, për vetë faktin se ankimimi është relativ. E megjithatë, agjentët sekretë vijojnë punën për të verifikuar vërtetësinë e akuzave ndaj ofierëve të policisë.
KLSH evidentoi shkeljet në 9 drejtori policie
Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi pak ditë më parë rezultatet e inspektimit të kryer në 9 drejtori policie në qarqet e vendit. Sipas burimeve, u bë e ditur se qarku i Tiranës, i Durrësit, Fierit, Lezhës e gjetkë kishin rezultuar si më neglizhente gjatë këtyre viteve të fundit. Për këtë arsye, ditën e shtunë, Drejtori i Përgjithëshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj u drëgoi një letërporosi të gjithë strukturave në qarqe. Objekti i shkresës ishte ngritja e planeve të punës dhe caktimi i afateve për kryerjen e detyrave. Paskëtaj, do të bëhet analiza e punës së sektoreve në përgjithësi apo individëve të veçantë, nëse plani ka funksionuar ashtu si duhet.