E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta kundër romëve në Bullgari

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 13:30

Tre persona, përfshirë dy policë janë plagosur, ndërsa qindra demonstrues janë arrestuar në disa qytete të Bullgarisë, pas protestave masive kundër romëve që kanë përfshirë këtë vend.

Demonstratat e bullgarëve të rinj me parulla kundër romëve dhe pakicës turke kanë pasuar në Sofje, Plovdiv, Varne dhe Burgas.

Dhjetëra protestues u arrestuan për vandalizëm dhe ushtrimin e dhunës.

Në Plovdiv janë arrestuar rreth 50 veta, pasi që ata synonin sulmin në lagjen e romëve.

Nga ana tjetër, mediat bullgare njoftojnë se romët ishin armatosur me sëpata dhe mjete të tjera për të pritur demonstruesit.

Situata është tendosur pas një aksidenti, në të cilin një kamion i drejtuar nga një rom kishte përplasur për vdekje dy të rinj bullgar në fshatin Katunic në jug të Bullgarisë, që dominohet nga romët.

Si shkaktar i këtij aksidenti që u vlerësua i qëllimshëm, u akuzua një familjar i shefit të policisë lokale, Kiril Rashkov, që i përket komunitetit rom.

Incidenti u shtua kur familjarët e dy të rinjve bullgar sulmuan familjen Rashkov dhe se më pas pasoi edhe zgjerimi i përleshjeve.

Demonstratat po zhvillohen me moton ”Kundër mosndëshkimit të Ciganëve”, pasi që kërkohet dënimi i familjarëve Rashkov, për vdekjen e dy të rinjve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›