E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polifonia labe në ekranin e regjizoreve francezë

FIER- "Vendi i shumë zërave " kështu titullohet filmi dokumentar francez , kushtuar magjisë së polifonisë labe .

Qytetarët fierakë , njerëz të artit dhe kulturës , specialist të muzikologjisë dhe përfaqësues të pushtetit lokal ndoqën në orët e mbrëmjes së ditës së enjte , në ambjentet e biblotekës publike , një dokumentar francezë, kushtuar grupit folklorik të Vranishtit.

Regjizorja Zhel Dypa u bë iniciuesja e prezantimit të polifonisë shqiptare në Francë dhe e fokusoi atë në një film dokumentar .

Regjizorja Dypa , ka filluar veprimtarinë artistike nga viti 1993 dhe filmat e saj muzikorë janë paraqitur në kanalet televizive franceze . "Në vitin 2000 dëgjova për herë të parë grupin folklorik të Vranishtit. Ishte një tronditje nga ana estetike e cila më emocionoi deri në magjepsje ." tha Dypa.

"Nga kjo surprizë,- tha ajo,- më lindi dëshira të shkoja të shikoja, të prekja burimin e këngëve polifonike,të takoja dhe komunikoja me secilin këngëtar, .të ndaja së bashku me ta momentet muzikore më intensive".

Të pranishmit në sallë ndoqën me mjaft emocion dokumentarin , ku pasqyrohet mjeshtëria e interpretimit të këngëve polifonike.Në film prezantohet suksesi dhe pritja e ngrohtë që publiku francez i ka bërë polifonisë shqiptare .

Polifonia ,kjo vlerë e trashëgimisë sonë kulturore prej vitesh i ka thyer kufijtë e vëndit tonë . Madje ajo tashmë radhitet ndër thesaret e kulturës me peshë ndërkombëtare dhe është marë nën mbrojtjen e UNESKO-s.
(ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›