E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Korridori i Shqiptarëve" në një libër



Sot, në sallën e Akademisë së Shkencave promovohet libri “Korridori i shqiptarëve”, bëhet fjalë për autostradën Durrës-Prishtinë. Veprimtaria organizohet nga Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike dhe Shoqata Korridori i Shqiptarëve.

Në këtë promovim marrim personalitete shtetërore, nga përfaqësitë diplomatike, deputetë, nga shoqëria civile etj. Do të flasin për librin Preç Zogaj, Bujar Leskaj, Rexhep Shahu, Izet Duraku, Xhemi Hajredini etj.

Për promovimin e librit do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe personalitete të tjera edhe nga Maqedonia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›