Politika e vlerave apo politika e hienave?
Politika konceptohet si "shpërndarja autoritative e vlerave" të një shoqërie. Për të promovuar, përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e saj, një shoqëri ndërton institucionet e veta. Ato mund të jenë politike dhe apolitike. Me përjashtim të shumë pak rasteve, në Shqipërinë tonë, institucionet janë kthyer në entitete politike dhe janë të lidhura me elitën e pushtetit, në mënyre direkte ose indirekte. Gjithsesi, këto institucione në tërësi mbartin vlerat e shoqërisë që i krijon ato. Kjo gjë është e vlefshme edhe kur këto institucione (strukturat dhe individët që i menaxhojnë) nuk janë të mandatuar nga një shumicë e thjeshtë apo shumicë konsensuale e shoqërisë, pasi pjesëmarrja dhe indiferentizmi janë vlera të një shoqërie, ashtu siç mund të jenë autoritarizmi dhe demokracia e saj. Jo më kot, politologët studiojnë se përse komunizmi nuk ka pasur sukses në Perëndim, por në Lindje dhe përse fataliteti e autoritarizmi është i kudondodhur në Azi, Amerikën Latine, Lindje e Mesme dhe gjetkë.
Shqipëria e post-28 qershorit është e pushtuar nga një eveniment politik, i cili ka të bëjë me sulmet e orkestruara nga elita e pushtetit kundër kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Në një shkrim timin të mëparshëm, i kam etiketuar këto sulme si "kryqëzata anti-Rama" dhe si një përplasje elitash - e elitës së vjetër me atë të re. Në vazhdimësi, unë e cilësoj "kryqëzatën anti-Rama" si një produkt jo i një politike vlerash, por i një politike hienash. Kjo politikë hienash e post-28 qershorit nuk përfaqëson vlerat e shoqërisë sonë. Ajo vlerë që kjo politikë nxjerr në pah është indiferentizmi politik, i cili e ka kthyer shoqërinë në subjekt të kësaj politike. Kjo tregon se ky indiferentizëm politik ka krijuar një elite pushteti që, më shumë i ngjan një tufe hienash, sesa një elite të mandatuar për të qeverisur interesat e shoqërisë që e ka zgjedhur. Dhe kjo politikë hienash nuk pranon ose shkatërron këdo që nuk i përket familjes së saj. Viktimat janë shumë, duke nisur me Selamin dhe duke përfunduar me Ngjelën. Pasojat janë të shumta, duke kulminuar me 1997-n, Gërdecin, varfërinë, korrupsionin.
Viktima e tyre e radhës është projektuar të jetë Edi Rama, i cili duket sikur do e ketë agoninë më të gjatë se të tjerët. Politikat e hienave promovohen si nga partitë politike, ashtu edhe nga media dhe analistët e saj.
Por ku qëndron hienizimi i politikës shqiptare të post-28 qershorit?
Së pari, Edi Rama është një politikan ekzotik dhe jo produkt i mirëfilltë i këtij ambienti politik. Në të shumtën, ai mund të konsiderohet si një shartim i politikës shqiptare. Mbi të gjitha, ai nuk ka sjelljen dhe konturet e kësaj elite politikë, madje as nuk ndan me ta të njëjtën filozofi politike. Duhet pranuar se hyrja e tij e fuqishme në politike dhe mbështetja popullore që krijoi profilin e tij politik, kërcënoi dukshëm interesat politike e ekonomike të elitës së vjetër të pushtetit. Ky kërcënim u bë edhe më evident në përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë të Kuvendit dhe me demografinë që do të karakterizojë Kuvendin e ri. Fenomeni ‘Rama‘ nuk i përket thjesht së majtës. Ai është një fenomen që ka përfshirë të gjithë krahët e politikës, ku më shumë e ku më pak. Numri i deputetëve të rinj të Parlamentit të ardhshëm e evidenton këtë fakt dukshëm, por edhe tregon arsyet reale pse elita e vjetër është e hedhur tërësisht në një ofensivë të përmasave të një kryqëzate. A janë këta deputetë të rinj pjesë e elitës së pushtetit? Do të thosha: Akoma jo! Dhe këtë e ka kuptuar më mirë se të gjithë elita e vjetër ("politikanët kokëbardhë"), të cilët e konsiderojnë kryqëzatën anti-Rama si fillimin e një kryqëzate kundër politikës dhe elitës së re. Pra, mbrojtja më e mirë e status-quo-së do të ishte eliminimi i Ramës, e që do të ishte fillimi i një kryqëzate mbi elitën e re e të brishtë, produkt i fenomenit ‘Rama‘.
Së dyti, hienizimi i politikës shqiptare të post-28 qershorit ka të bëjë me faktin se, Rama nuk realizoi një fitore që ai e premtoi, edhe pse faktorët mund të jenë të gjithanshëm. Madje, ai etiketohet nga elita e vjetër dhe media si humbës në një kohë, kur pranohet nga të gjithë se rezultati midis krahëve politikë është i barabartë (70 me 70) dhe kanë mbetur edhe tre rrethe të ankimuara në Kolegjin Zgjedhor. Kjo situatë e bën Ramën as fitues, por as humbës; ajo e bën atë thjesht të "plagosur" politikisht. Kjo gjë shprehet nga deklarimet paradoksale të partive të vogla të të dy krahëve. Paradoksi ekziston për faktin se partitë e vogla të majta deklarojnë se, Rama dhe e majta humbi shansin për të qeverisur, kurse partitë e vogla të djathta deklarojnë se ajo që humbi ishte e djathta dhe Berisha.
Por këtyre dy grupimeve të elitës së re u bashkohet edhe një grupim tjetër në shërbim (qofshin të vetëdijshëm ose jo) të elitës së vjetër — kjo është media dhe analistët e saj. Këta të fundit flasin dita-ditës për dorëheqje të Ramës. Sikurse u shpreh vetë Rama, atyre u lejohet të nxitohen, por jo atij. Lind pyetja: Përse nxitohen ata?
Ata edhe mund të ishin duke pyetur tani: Përse Meta nxitoi t‘i shtrinte dorën Berishës, pa dalë rezultatet përfundimtare zyrtare? Ǒmund të fshihet pas kësaj marrëveshjeje? Por ata i anashkalojnë këto pyetje dhe kërkojnë e promovojnë vetëm dorëheqjen e Ramës. A na lind e drejta të dyshojmë se ekziston një lidhje midis këtyre ngjarjeve dhe faktorëve? Shkurt, do të thosha po. Tani vlen të evidentohen interesat e ndërsjella që ekzistojnë brenda këtij grupimi të madh që promovon kryqëzatën anti-Rama. Po kush do ta evidentojë?! Besoj se demokracia është një sistem që mbart në vetvete shumë më shumë vlera e mundësira nga ç‘mund të dallojë elita e vjetër e pushtetit. Çdo gjë i duhet lënë kohës dhe gjykimit të popullit. E pakta që mund të bëjë një popull është të krijojë një elitë politike që promovon, përfaqëson dhe mbron interesat e tij. Me pak fjalë, të krijojë një elitë pushteti që mbart vlerat e shoqërisë, nga e cila ka dalë.
E pra, politika nuk është gjë tjetër veçse një "shpërndarje autoritative e vlerave" të një shoqërie. Të korruptuara e të hienizuara, politika dhe elita shqiptare nuk përfaqësojnë vlerat e kësaj shoqërie. Kjo politikë dhe elita e saj evidentojnë faktin se shoqëria shqiptare është politikisht indiferente. Është kjo indiferencë politike që ka krijuar një elitë politike sa të korruptuar, aq edhe finoke, sa elitiste, aq edhe diabolike, sa mospërfaqësuese, aq edhe përjashtuese. Kryqëzata anti-Rama është simbol i një politike hienash, ku vlerat reale të përfaqësimit janë zëvendësuar nga instinkti barbar i mbijetesës.