KRYEMINISTRI QE TALLET ME LIRINE E LEVIZJES
Servilizmi politik i autoriteteve shqiptare ndaj strukturave të burokracisë europiane është pa kufij, edhe kur ato i vënë kufij lirisë së lëvizjes së qytetarëve shqiptarë. Mishërim i një servilizmi të tillë antihuman u bë vetë Kryeministri Sali Berisha që përshëndeti vendimin e strukturave të burokracisë europiane për të mbajtur Shqipërinë, për një afat të pacaktuar, jashtë listës së atyre shteteve të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilëve do të mund të lëvizin pa viza në hapësirën "Shengen", duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Një Kryeministër, që përshëndet pa asnjë objeksion, një vendim që kufizon lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vet, është një rast i rrallë në historinë e politikës. Dhe nuk kemi të bëjmë me një deklaratë "diplomatike" thjesht për ta mbajtur mirë me burokratët e Bashkimit Europian. Problemi është më i rëndë se kaq. Kryeministri shqiptar ka vite që po tallet me problemin e lirisë së lëvizjes së shqiptarëve. Dhe ja pse:
***
Rreth 4 vjet më parë, në qershor 2006, kur Berisha nuk kish bërë vitin që ishte ringjitur në pushtet si Kryeministër, Koalicioni Shqiptar Kundër Korrupsionit nisi lëvizjen "Shqipëria Jo Geto". Ishte një nismë e shoqërisë civile, e nxitur edhe nga padrejtësitë e shumta që vëreheshin në sportelet e ambasadave. Shqiptarëve u mohohej e drejta për të lëvizur, qoftë edhe me vizë, pa u dhënë as edhe shpjegimi më i vogël. Një arrogancë e tillë zhvillohej (sikundër ndodh edhe sot e kësaj dite) edhe në rastet kur vizat kërkoheshin për pleq, fëmijë apo njerëz të sëmurë, që duheshin kuruar jashtë shtetit. Kishte ambasada që nuk lëshonin një vizë edhe në disa raste kur e drejta e udhëtimit ishte e barabartë me shansin për të jetuar. Lulëzimi i tregut të zi të vizave apo edhe i trafiqeve që ushqeheshin nga ky izolim absurd i shqiptarëve, fliste për natyrën thuajse ekzistenciale që paraqiste liria e lëvizjes. Por sa më akute nevoja për liri lëvizjeje, aq më të larta barrierat në ambasada, aq më i lartë çmimi i një vize në tregun e zi, aq më çnjerëzore e cinike situata.
Shumë shqiptarë, 15 vjet pas izolimit total komunist, e ripanë veten përsëri të rimbyllur si në një geto. Prandaj, Koalicioni Antikorrupsion vendosi të protestojë duke hedhur parullën "Shqipëria Jo Geto". Ai u nxit edhe nga alarmi për shndërrimin e Ballkanit (aq më tepër të Shqipërisë) në një geto në periferi të Europës, i lëshuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Ballkanin, që kryesohej nga Xhuliano Amato. I shqetësuar për frymën e adoptuar në deklaratën e Salzburgut, që sugjeronte ngadalësimin e ritmeve të pranimit në BE të anëtarëve të rinj, për shkak të kapaciteteve jo të mjafta absorbuese, Komisioni Ndërkombëtar (ai ka në përbërje ish-presidentë dhe ish-kryeministra) u sugjeroi liderëve të BE-së të këmbëngulin për një politikë të shkathët vizash, ndryshe do të kishim "një margjinalizim të mëtejshëm dhe izolim të rinisë me mendësi europiane të Ballkanit, për të cilën sot Europa shfaqet e bllokuar nga muri Shengen".
Por si reagoi Kryeministri shqiptar, Berisha, ndaj këtij shqetësimi për lirinë e lëvizjes, ngritur jo vetëm nga segmente të shoqërisë civile në Tiranë, por dhe nga qarqe të politikës europiane? Në prani dhe të ambasadorit italian, Massimo Iannucci, Kryeministri i deklaroi në atë kohë medias se, është i rëndësishëm plotësimi i standardeve, të cilat do të sillnin dhe zbutjen e regjimit të vizave. "Absolutisht nuk ekziston asnjë tendencë nga BE dhe vendet mike që Shqipërinë ta cilësojnë si një geto. Getot janë jashtë konceptit europian. Natyrisht liberalizimi i vizave është një proces bilateral, në të cilin Shqipëria duhet të angazhohet me seriozitetin maksimal për të respektuar kriteret dhe normat e kërkuara…", - u shpreh në atë kohë Berisha. Dhe shumëkush besonte se vërtet Berisha do të bënte diçka për plotësimin e "standardeve", që do të mundësonin liberalizmin dhe më pas heqjen e vizave. Aq më tepër kur kish deklaruar se do të përfundonte pajisjen e të gjithë shqiptarëve me karta identiteti brenda vitit 2006.
***
Por sot, katër vjet më pas, kur Berisha sapo ka përfunduar një mandat si Kryeministër, e me shumë gjasa do të nisë një mandat të ri katërvjeçar, situata lidhur me lirinë e lëvizjes së shqiptarëve është edhe më e errët. Sepse, jo vetëm thuajse asgjë nuk ndihet nga premtimi për një regjim më të liberalizuar vizash (madje tani duhet të paguash tarifa më të shtrenjta në ambasada), por shqiptarët e shohin veten të diskriminuar në raport me serbët që nuk kanë dorëzuar ende kriminelin Mlladiç, me malazezët që kanë një Kryeministër me nam si kontrabandist i suksesshëm apo me maqedonasit, shteti i të cilëve ka probleme të mëdha me pakicat etnike. Pra, qytetarët e këtyre shteteve aspak engjëllorë, kanë fituar të drejtën të lëvizin si europianë, por jo shqiptarët, shteti i të cilëve vigjilon në kufijtë e botës euroatlantike në kuadrin e NATO-s. Si shpjegohet ky paradoks? Përgjigjen e dha vetë Kryeministri Berisha, pak ditë më parë, kur u shpreh entuziast lidhur me vendimin e BE-së, që praktikisht e ka shndërruar ‘Shengenin‘ në një mur për shqiptarët. Përshëndes vendimin e KE-së, tha Kryeministri. Sipas Berishës, është një vendim që "përbën zhvillim shumë pozitiv, jo vetëm për qytetarët e atyre vendeve, por edhe për të gjithë rajonin… Sa për Shqipërinë është fakt i pamohueshëm që në disa drejtime kemi vonesa, si në pasaportat biometrike dhe në plotësimin e ndonjë kushti tjetër. Këto kërkesa nuk janë penalizuese, as diskriminuese. Përkundrazi kërkohet arritja e disa standardeve për Shqipërinë".
Këtu nis tallja e Kryeministrit me qytetarët e vet. Sepse kjo fraza e fundit është identike me atë të qershorit 2006 për "plotësimin e standardeve", të "kritereve" dhe "normave të kërkuara". Pyesim: Kush e ka pasur dhe kush e ka për detyrë t‘i plotësojë këto standarde e kritere, përveç se qeveria dhe Kryeministri? Pra, kemi një Kryeministër që justifikohet për mosheqjen e vizave me faktin që nuk janë plotësuar standardet nga ai vetë. Berisha justifikohet kështu me pafatësinë e Berishës për të mos mbajtur premtimet për karta identiteti, për regjistër të saktë civil dhe të tjera gjëra si këto, të bëra solemnisht 4 vjet më parë. Dinak dhe i pabesë me qytetarët e vet, Berisha nxiton të shprehë edhe një shpirt tolerance me Europën e cila, sipas tij, nuk ka faj. Po kush e ka fajin, qytetarët? Berisha duket sikur harron që, po sipas deklaratës së tij në vitin 2006, "liberalizimi i vizave është një proces bilateral, në të cilin Shqipëria duhet të angazhohet me seriozitetin maksimal për të respektuar kriteret dhe normat e kërkuara…". Sot rezulton se njëra palë e këtij procesi bilateral (Europa) nuk ka faj. Prandaj, rezulton se faji është i "Shqipërisë", i qeverisë dhe i Kryeministrit Berisha që nuk u angazhuan, sikundër u premtua, me seriozitetin maksimal (ndryshe duhet të pranojnë që janë të paaftë) për të arritur standardet. Por ne shohim një Kryeministër, që ndërsa shfajëson Europën, nuk rrëfen përgjegjësitë e tij për këtë privim lirie që vuajnë dhe do ta vuajnë shqiptarët. Dhe si mund të mos shfaqet e gjithë kjo si një tallje e Kryeministrit me shpresën e qytetarëve të vet? Dhe nuk do të qe aspak çudi që, në vitin 2013, kur Berisha të përfundojë edhe mandatin e dytë si Kryeministër, shqiptarët përsëri të mos e kenë fituar të drejtën për të lëvizur pa viza. Po atëherë i kujt do të jetë faji? Krejt ndryshe nga sot, mund të jetë i gjithkujt, madje edhe i vetë shqiptarëve apo edhe i Europës, por jo i Berishës. Se ç‘faj ka një Kryeministër, të cilin qytetarët e vet e votojnë t‘i qeverisë përsëri, edhe pse nuk mban premtimet që do të mundësonin lirinë e lëvizjes së qytetarëve?