Sherr mes te rinjve plagoset me thike 21-vjecari
TIRANE - Plagoset rende nje 21-vjecar. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth ores 1600 ne kryeqytet. Mesohet se shkak per plagosjen e te riut te identifikuar nga policia si Devio Rrotallari eshte bere nje grindje e castit mes tij dhe autorit. Mjaftoi kjo grindje qe autori i shpallur tashme ne kerkim identiteti i te cilit nuk behet i ditur te qellonte me thike ndaj te riut. Ngjarja e rende ndodhi ne afersi te shkolles Vasil Shanto ndersa policia e Tiranes eshte duke punuar per zbardhjen e plote te saj. 21-vjecari Rrotallari eshte derguar ne gjendje te rende drejt Spitalit Ushtarak.
22 Shtator 2010