Pronari i servisit plagos te riun per parate e rregullimit te makines
KORCE - Pronari i nje servisi makinash ne Korce ka plagosur nje te ri pas mosmarreveshjeve per pagesen e rregullimit te makines. Sipas policise Arben Grinjoti e ka qelluar me cifte 24-vjecarin ne periferi te qytetit. Sacmat i kane shkaktuar te riut plage ne te gjithe trupin por nga mjeket mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten. Burime nga policia thane se i arrestuari ne Lagjen Nr. 10 Korce tek ish-SMT-ja per motive te dobeta ka tentuar te vrase nje te ri me arme gjahu teke. Arma eshte sekuestruar se bashku me nje gezhoje arme gjahu e kalibrit 12 milimetershe e gjetur ne vendngjarje. Sipas burimeve zyrtare mesohet se shtetasi i mesiperm ka konsumuar vepren penale vrasje e mbetur ne tentative.
22 Shtator 2010