Politika fton Savianon, shkrimtari i thotë “jo”
Autori i Lajmit: Redaksia
Milano – Një sondazh i revistës italiane “lEspresso” e rendit mes personave të huajt të mundshëm që mund të sfidojnë Silvio Berluskonin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dhe me sa lexojnë librat e tij, janë të shumtë ata do të donin që ai ti futej politikës, sepse i njeh më mirë se kushdo tjetër “pisllëqet” e politikës. Gomorra është më shumë se një eksperiencë e tillë. Robero Saviano mund të tentojë politikën në të ardhmen, ndërsa ofertat nuk i kanë munguar këto kohët e fundit, që prej radikalëve deri tek liberalët. Edhe Lega Nord e ka nxitur që në ditët parazgjedhore të zgjedhjeve lokale e kishte në planet e saj si kandidat në një komunë të Napolit. Por nga goja e gazetarit-shkrimtar del një “jo” e fortë. Ai as që mendon që ti hyjë politikës, të paktën për momentin. “Nuk besoj se është zanati im”, - tha ai gjatë një interviste me “corriere.it”. “Profesioni im është të shkruaj, të flas dhe të kërkoj të vazhdoj të përdor fjalën për të dërguar gjëra. Politika, në fakt, në këtë periudhë ka një shije të çuditshme. Sot kam frikë se nuk ekzistojnë hapësira për një politikë të pastër”, - shtoi më tej autori i “Gomorra”-s. Saviano, në fakt, nuk ka hequr dorë së denoncuari dhe vazhdon ti vijnë kërcënime me vdekje. Por kjo fjalë e fundit, e cila përmendet gjithnjë e më shpesh, nuk arrin me të vërtetë ta mposhtë. Për Savianon, politika duhet të “ndalë hemorragjinë e të rinjve dhe tu lejojë të kthehen në Jugun e mbërthyer nga mafia, sepse dikur braktisja e vendit nga të rinjtë vinte për shkak të papunësisë dhe së ardhmes, ndërsa sot ajo ka lidhje më tepër me energjitë pozitive. “Të largohesh nga vendi yt, - shpjegoi shkrimtari, - është sinonim i suksesit dhe kjo nuk mund të injorohet e gjitha, sepse sot në fshat, si në Kalabri ashtu dhe në Siçili, ose do dorëzohesh, ose do të bësh kompromis”.
Ky lajm është publikuar: 12/04/2010