Politika pengon marrëdhëniet me Shqipërinë
Zhgënjimi është i lartë në Tiranë mbi përjashtimin e Shqipërisë nga marrëveshjet e reja të BE-së për heqjen e vizave për Ballkanin Perëndimor. Liberalizimi i vizave, që do të hyjë në fuqi më 19 dhjetor, nënkupton që qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, por jo shqiptarët dhe boshnjakët - do të mund të shkojnë për biznes kur të duan apo të kalojnë pushimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri te të afërmit brenda zonës "Shengen". "Është turp që ne nuk ia dolëm", thotë Ylli, një biznesmen që punon në një projekt me investitorë të huaj. "Jam gjithmonë i shqetësuar se mosaplikimi im për vizë refuzohet dhe unë humbas ndonjë takim të rëndësishëm". Qeveria ende shpreson të plotësojë kushtet e Komisionit Europian mbi kontrollin e pasaportave, sigurinë e kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar brenda verës së ardhshme në mënyrë që të hiqen vizat. "Ne do t‘i plotësojmë pothuajse të gjitha kërkesat teknike në hartën e rrugës për vizat. Ajo që mbetet janë objektiva "të hapura", që kanë të bëjnë me cilësinë e operacioneve", thotë Ilir Meta, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm. Me rreth 1 milion shqiptarë - gati një e treta e popullatës - që jeton në Greqi, Itali dhe vende të tjera të BE-së, liria e lëvizjes vlerësohet si kritike për zhvillimin e vendit. Shqipëria është ende duke shpresuar të kalojë një gur tjetër kilometrik vitin e ardhshëm: të bëhet një kandidat formal për anëtarësimin në BE. Qeveria e qendrës së djathtë e Kryeministrit Sali Berisha dorëzoi një aplikim zyrtar në prill, kur vendi po festonte anëtarësimin në NATO, së bashku me fqinjin e vet Maqedoninë. Tani, burokratët në Tiranë po përgatiten për mbërritjen e pyetësorit nga Brukseli që përmban më shumë se 2,200 pyetje që duhet të marrin përgjigje brenda tre muajve. Komisioni duhet të japë një opinion mbi kandidimin në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. "Do të jetë një proces shumë kërkues. Ne do t‘i përgjigjemi pyetësorit, sqarime të mëtejshme mund të kërkohen, por ne jemi optimistë se do të marrim statusin e vendit kandidat", thotë Meta. Marrja e një date për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit është një çështje krejt tjetër, pranon ai. "Është më mirë të mos fokusohemi te një datë, por të bëjmë detyrat e shtëpisë", thotë Meta. Thellimi i procesit të integrimit është një prioritet i qeverisjes së Kryeministrit Berisha gjatë mandatit të tij të dytë. Por angazhimet e tij për standardet demokratike perëndimore janë vënë në pikëpyetje nga socialistët e opozitës, të udhëhequr nga Edi Rama, kryetar i Bashkisë së Tiranës, gjë që pason zgjedhjet me rezultat të ngushtë të qershorit të shkuar. Partia Demokratike e z. Berisha kryesoi në zgjedhje, por socialistët refuzojnë të pranojnë rezultatet pa rinumërim të pjesshëm të votave në tri zona ku pretendojnë se ka pasur parregullsi. Qeveria refuzon me këmbëngulje këtë kërkesë. Një raport nga vëzhguesit ndërkombëtarë thotë se numërimi i votave "vlerësohet si i keq apo shumë i keq në 22 nga 66 qendrat e numërimit... ndërsa numërimi i afrohej fundit, partitë politike filluan të ndërhyjnë më aktivisht, veçanërisht në zonat ku rezultatet dukej se qenë të ngushta". Demokratët fituan 68 deputetë, por falë aleancës me Metën dhe mbështetjen nga partitë e vogla tani kontrollojnë 75 vende në Parlament. Deputetët socialistë refuzojnë të hyjnë në Parlament deri sa debati mbi numërimin e votave të mbyllet. "E si mund të bëjmë ne progres drejt integrimit europian kur nuk jemi në gjendje të kryejmë zgjedhje me standarde europiane?", thotë Rama. Bojkoti nuk e ka prekur punën e përditshme të Parlamentit. Por nëse vijon, mund të pengojë miratimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota, duke përfshirë ndryshimet në Kodin Penal, që janë të rëndësishme për forcimin e sundimit të ligjit. Politika përçarëse e vendit ka efekte negative në shoqëri dhe ekonomi. Vendet e punës në sektorin publik ende varen po aq shumë nga simpatitë politike sa në cilësitë e kandidatëve. Megjithëse, pengesat burokratike për hyrjen në treg po zvogëlohen, grupe të fshehta interesi me lidhje të forta politike janë të afta të nxjerrin nga loja rivalët.
Pavarësisht normave të larta të rritjes prej 6 përqindësh të viteve të fundit, papunësia është ende rreth 12 për qind e forcës së fundit - një shifër që nuk merr parasysh normën e papunësisë në fshat ku popullata supozohet se është e punësuar në ferma për mbijetesë. Shumë pak vende pune janë të lira për shqiptarët e mirëkualifikuar, që kanë punuar në kryeqytetet e Europës Perëndimore apo SHBA e që duan të bëjnë karrierë në shtëpi.
"Shqipëria ka nevojë për ekspertizë, por është shumë zhgënjyese të kthehesh në shtëpi dhe të gjesh sektorë si shërbimet profesionale të kontrolluara nga politika dhe praktikat korruptive", thotë Edmondi, një specialist i teknologjisë së informacionit i arsimuar në Gjermani. Megjithatë qeveria e z. Berisha i mirëpret investitorët e huaj. Politika e tij "një euro", përmes së cilës ofrohet tokë publike për qira afatgjatë simbolike, tërheq kompanitë e manifakturës që përfitojnë nga avantazhi i kostos së lirë të punës dhe afërsisë me tregjet në Itali.
Rrjeti i rrugëve ka ende nevojë për investime të rëndësishme. Seksione të rrugës kryesore drejt Greqisë mbeten të pandërtuara ndërsa qeveria shqyrton propozime për rrugë me koncesion. Një projekt i madh i punëve publike, segmenti 61 kilometra i gjatë përmes maleve të Veriut dhe që synon të përgjysmojë kohën e udhëtimit mes Tiranës dhe Prishtinës, është përballur me vonesa dhe tejkalime kostosh. Për kandidatët për investitorë jashtë zonave "një euro", problemi i të drejtave të pronësisë së tokës dhe lejeve është i madh. Raporti i fundit i Bankës Botërore "Të bërit biznes", raporton se Shqipëria është vendi i 173 nga 186 të listuara në trajtimin e lejeve të ndërtimit. Ndërsa një regjistër i ri tokash ekziston në Tiranë, sherret vijojnë mbi pronësinë e tokës dhe vërtetësinë e titujve në zonat ku vlera e pronave është rritur me shpejtësi. Për pasojë, bregu i Jugut që është spektakolar, mbetet ende pa asnjë fshat turistik të standardeve të larta ndërkombëtare, gjë që mund të shërbente si shembull për zhvilluesit vendës dhe mund ta lejojë Shqipërinë të konkurrojë Malin e Zi si një destinacion turistik.
Nga Kerin Hope
"Financial Times"
Autorja e këtij raporti trajton temperaturën e një vendi që mund të bëhet magnet për turizmin europian