Politika shqiptare indiferente ndaj çamëve
19/01/2009 Shoqata “Çamëria” feston 18-vjetorin
Shoqata “Çamëria” i bën thirrje shtetit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar për vëmendje ndaj kësaj çështje. Përmes kryetarit të kësaj shoqërie, Ardian Thana, ajo shpreh pakënaqësinë ndaj një qëndrimi të përçarë, herë-herë edhe indiferent që politikanët shqiptarë janë mbajtur për çështjen “çame”. Madje në këtë mungesë serioziteti, ai sheh edhe problemin e moszgjidhjes ende të kësaj çështjeje. “Shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur çështjen ‘çame’. Deklaratat kanë qenë gjithmonë individuale dhe asnjëherë institucionale”, - ka dekoruar gjatë ceremonisë së 18-vjetorit të shoqatës “Çamëria”, kryetari i saj, Thana. Ai deklaruar me besim të plotë, se vetëm nëse do të ketë një angazhim të unifikuar të politikës shqiptare kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt. Sipas tij, Tirana zyrtare dhe politika shqiptare ka gjetur pretekst për ta shmangur këtë çështje nga vëmendja. “Janë gjendur gjithmonë pretekste nga shteti shqiptar si: refugjatët, Marrëveshja e Asociim Stabilizimit apo dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO për të mos mbajtur një qëndrim në lidhje me çështjen ‘çame’”, vijoi ai. Kthimi i çamëve në trojet e tyre si dhe zbatimi i të drejtave të minoriteteve, sipas konventave ndërkombëtare, janë kërkesat permanente dhe më kryesoret e komunitetit çam. Çështja ‘çame’ më së fundi është prekur nga politika shqiptare gjatë debateve lidhur me qëndrimet e kryetarit të Bashkisë, njëkohësisht kreut të shoqatës “OMONIA”, Vasil Bollano, i cili i kërkoi Parlamentit grek të mos ratifikojë MSA-në mes BE-së dhe Shqipërisë, nëse nuk plotësohen disa kërkesa, mes të cilave që pjesës jugore të vendit t’i jepet statusi i autonomisë. Sipas reagimeve të politikës shqiptare, Greqia më parë duhet të garantojë dhe të respektojë të drejtat e shqiptarëve me origjinë çame, të cilët u dëbuan me forcë nga trojet e tyre gjatë Luftës së II-të Botërore.