Politika shqiptare të lërë protestat e ti kthehet Kuvendit
27/04/2010 Byroja Parlamentare e Këshillit të Evropës deklaratë për Shqipërinë
Rihapja e kutive ti adresohet Komisionit të Venecies ose Kushtetueses
Të gjitha forcat politike duhet të fillojnë pa humbur kohë aktivitetin parlamentar, në mënyrë që funksionimi i institucioneve demokratike të fillojë pa vonesë. Byroja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është mbledhur dje për të analizuar dhe një herë situatën dhe krizën që po kalon Shqipëria. Në përfundim të takimit Këshilli i Evropës ka dalë me një deklaratë, ku shprehet se është i shqetësuar për situatën dhe për protestat që do të zhvillohen në fund të këtij muaji. Pa lëvizur shumë nga rekomandimet e dhëna në muajin shkurt nga vetë kreu i këtij institucioni, Këshilli i Evropës sugjeron që të lihen mënjanë mosmarrëveshjet politike dhe çështja e kutive t’i kalojë për zgjidhje Komisionit të Venecies apo Gjykatës Kushtetuese. “Byroja shpreh shqetësim për vazhdimin e krizës politike në Shqipëri që prej zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, pavarësisht kthimit të pjesshëm të deputetëve të Partisë Socialiste në seancat e Kuvendit të Shqipërisë”, - thuhet në deklaratë. Më tej konstatohet se deputetët socialistë u futën në Kuvend më 25 shkurt, duke i dhënë fund një bojkoti gjashtëmujor të punimeve të Parlamentit, por duke e kushtëzuar qëndrimin e mëtejshëm me miratimin e dy drafteve të propozuara dhe që sipas tyre realizojnë transparencës e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Më 19 mars Parlamenti miratoi ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet parlamentare të qershorit, - thotë deklarata. - Në mungesë të një marrëveshjeje midis dy partive kryesore në lidhje me mandatin e këtij komisioni hetimor, Partia Socialiste refuzoi të bëhet pjesë e tij. Duke pasur parasysh se kapërcimi i afateve dhe fakti se demonstratat e opozitës dhe qeverisë janë përcaktuar të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj, Byroja e Asamblesë u kërkon liderëve politikë të rinisin dialogun brenda Parlamentit, duke garantuar mbështetjen për një proces demokratik. Të gjitha forcat politike duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe në mënyrë të përhershme në punën e Parlamentit. Funksionimi demokratik i institucioneve të shtetit duhet të rifillojë pa vonesë të mëtejshme, me qëllim që të vazhdohet me reformat e kërkuara për procesin e integrimit evropian. Më tej Byroja rithekson mundësitë, tanimë të deklaruara gjatë vizitës së delegacionit, për kërkimin e një opinioni nga Komisioni i Venecies dhe përmes Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e komisionit hetimor parlamentar, veçanërisht në lidhje me çështjen e hapjes së kutive të votimit.