E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikanët e djathtë festojnë Pavarësinë dhe Çlirimin

Si çdo vit, e djathta shqiptare e kremton Ditën e Çlirimit më 28 nëntor, ndryshe nga e majta që tradicionalisht e feston më 29 nëntor.

Të pranishëm në homazhe ishin Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, Kryeministri, z. Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli.

“Sot kemi rastin të kthejmë në memorien tonë, më shumë se kurrë, veprën e atdhetarëve tanë, të cilët me sakrificën e tyre bënë të mundur që në këtë ditë të kemi një Shqipëri demokratike, si anëtare e denjë e aleancës së NATO-s”, deklaroi Presidenti Topi në fjalën përshëndetëse të tij.

Ndërkohë, Kryeministri Berisha vlerësoi veprën e Ismail Qemalit dhe atdhetarëve të tjerë që sakrifikuan jetën e tyre në Luftën e Dytë Botërore.

“Sot është ditëlindja e kombit. Është dita e nderimit më të madh për Ismail Qemalin, i cili themeloi Shqipërinë e Pavarur pas përpjekjesh të mëdha dhjetëra vjeçare. Është dita e djemve dhe e vajzave shqiptare që u përballën me barbarët e nazizmit gjerman. Sot ne kremtojmë ditëlindjen e kombit dhe heroizmin e përpjekjen e heronjve tanë në Luftën e Dytë Botërore. Zoti e bekoftë flamurin e kombit tonë”, ishte urimi i Kryeministrit Berisha.

Ndërkohë, koalicioni qeverisës këtë vit do të jetë i ndarë në festën e Çlirimit, pasi Lëvizja Socialiste për Integrim do t’izhvillojë nesër festimet.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›