Basha: Kemi plotësuar kriteret kryesore për vizat
26/11/2009 Takimi me Pierre Mirel
TIRANE- Përmbushja e kritereve të përcaktuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe ecuria e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian ishin temat kryesore të diskutimit në takimin që ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, zhvilloi dje me Pierre Mirel, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të KE. Gjatë takimit ministri Basha informoi funksionarin e Komisionit Evropian se deri më tani janë përmbushur pothuajse plotësisht kriteret për përfitimin e liberalizimit të vizave me BE. Ministri Basha i bëri të ditur Mirel se të gjitha projektet e financuara nga BE kanë pasur një ecuri pozitive dhe kanë dhënë një ndihmesë të rëndësishme për arritjen e standardeve të kërkuara në shërbimin policor, në administratën publike, modernizimin e sistemit të gjendjes civile, kontrollin kufitar etj. Basha iu përgjigj edhe interesimit të Mirel për nivelin e bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se ky bashkëpunim ka shënuar rezultate mjaft të larta në luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme, e ndërkohë ka shprehje të vullnetit nga të gjitha vendet e rajonit për të thelluar më tej këtë bashkëpunim. “Duke goditur asetet e mafies plotësojmë edhe më tej objektivin strategjik shqiptar, objektiv i cili është përmbushur në masë më të madhe gjatë katër viteve të shkuara, që është Shqipëria vendi më armiqësor kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor”,- është shprehur Basha.
E. Qyno