Mbyllja e tunelit në Thirrë bllokon aktivitetin në port
DURRES -Mbyllja e tunelit të Kalimashit ka shkaktuar pasoja të menjëhershme në portin detar të Durrësit, e konkretisht në sektorin e kontenierëve. Volumi i mallrave që transportohen me kontenierë në drejtim të Kosovës ka rënë 8-10 herë. Gazeta shqiptare zbulon se nëse para 1 muaji në drejtim të Kosovës niseshin 20 kontenierë me mallra, ky numër sot është 2 deri 3 në një ditë. Pas hapjes së tunelit të Thirrës, biznesmenët grosistë nga Kosova nisën t'i importonin mallrat e tyre me kontenierë, si një metodë moderne dhe më e lirë në kosto. Por, mbyllja e tunelit për shkaqe objektive jo vetëm që është shoqëruar me uljen e volumit të mallrave, por ka rikthyer në skenë rrugët që kalojnë nga Greqia, Mali i Zi apo nga Maqedonia. Një situatë e tillë ka dhënë ndikimin e saj në uljen e fitimeve të kompanive spedicionere në Durrës e në Kosovë. Po ashtu këtë ndikim e kanë ndjerë edhe subjektet e tjera, të cilat kanë lidhje me biznesin e transportit të kontenierëve.
Sapo tuneli u mbyll për shkak të shembjes së dheut, menjëherë në port në sektorin e kontenierëve situata ndryshoi. Brenda pak ditëve grafikët e volumit të punës u ulën, duke u rikthyer në nivelet përpara hapjes së tunelit të Thirrës. Drejtuesit e kamionëve të tonazhit të rëndë e kanë të pamundur teknikisht të shfrytëzojnë rrugën mbi tunel, për vetë parametrat dhe cilësinë e saj. Në këto kushte, mallrat e destinuara për Kosovë, ose kalojnë nëpërmjet porteve greke apo të Malit të Zi, ose kur mbërrijnë në Durrës, udhëtojnë në drejtim të Maqedonisë. Një situatë e tillë ka ndikuar në uljen e fitimeve të trageteve, të kompanive që merren me përpunimin e kontenierëve, në uljen e fitimeve të kompanive spedicionere, si dhe të të gjithë rrjetit të bizneseve në funksion të këtij transporti.
(d.b/GSH/BalkanWeb)