Prangosen 2 grabitës të armatosur me silenciator
TIRANE-Dy persona të dyshuar si grabitës janë prangosur sot nga Policia e Durrësit. Personave iu konfiskuan në momentin e arrestimit edhe armë dhe një minë me celular.
Policia e Durrësit prangosi sot shtetasit Arbër Bardhi dhe Sali Ndregjoni pasi siguroi prova të forta që vërtetojnë se ata janë autorë të grabitjes së djeshme që iu bë një dyqani në qytetin bregdetar. Për të realizuar grabitjen, autorët shembën një pjesë të mirë të murit të dyqanit.
Pas kontrolleve në shtëpinë e Ndregjonit, policia gjeti një pistoletë me silenciator si dhe një minë qe aktivizohej me celular që i sekuestroi në cilësinë e provave materiale. Nga policia e Durrësit mësohet se mina u caktivizua nga njësitë e specializuara për eksplozivë të Ministrisë së Brendshme.
(d.b/BalkanWeb)