E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robi Williams: Propozimi im për martesë, një shaka

LONDER-Këngëtari britanik Robi Williams ka pranuar se propozimi për martesë që i kishte bërë të dashurës së tij, aktores Aida Filds live në një radio në Australi ishte një shaka.

Deklarata e bërë në studiot e radios 2 Day FM në Sidney, ku Robi Williams ishte për të promovuar albumin e tij të ri habiti të gjithë fansat dhe lajmi u përhap në të gjitha mediat.

Pyetjes së Williams a do të martohesh me mua, aktorja Fild i është përgjigjur pas një pauze 30 sekondëshe: “Po do të martohem”.

Por më vonë Robi Williams ka zbuluar për “Daily Mail” se e gjitha ishte thjesht një shaka, dhe se ishte një lojë që ishte parapërgatitur nga organizatorët e emisionit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›