Zgjedhjet e qershorit, PD firmos koalicionin me PAA-në

Partia Demokratike ka firmosur sot me PAA-në marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor. Kreu i PD-së Sali Berisha duke e quajtur shumë të frytshëm bashkëpunimin 4 vjeçar u shpreh se kjo marrëveshje është për fitore elektorale dhe qeverisjen e vendit. Sipas tij me këtë marrëveshje të dyja forcat politike shprehin vlerësim për bashkëpunim të frytshëm elektoral. Ndërsa kreu i PAA-së Lufter Xhuveli u shpreh se kjo marrëveshje është shprehja e mirëbesimit dhe e bashkëpunit për një fitore në zgjedhje.