E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikanët veteranë kritikojnë qëndrimet e mazhorancës

Mbështetja

Politikani dhe kryetari i nderit të Partisë Republikane, Sabri Godo dhe ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu, i kanë dhënë të drejtë Presidentit të Republikës në betejën e akuzave të akumuluara nga Partia Demokratike. “Deklaratat kanë një prapavijë politike. Kushtetuta nuk ka një afat të prerë, mandati i dorëzohet pasardhësit”, është shprehur Godo. Bashkëhartuesi i Kushtetutës shqiptare, Sabri Godo, ka kundërshtuar sulmet e bëra nga PD në drejtim të Presidentit Topi, duke i cilësuar ato si me prapavijë politike. Sipas tij, Presidenti Topi ka të drejtë në ato që thotë dhe nuk ka shkelje të Kushtetutës në rastin e gjykatës. Pjesë e këtij debati është bërë edhe ish-presidenti Moisiu. Sipas Alfred Moisiut, mazhoranca ka synim politik për të goditur dhe nënshtruar Presidentin. Moisiu mbron punën e pasardhësit të tij në debatin me Partinë Demokratike për Gjykatën Kushtetuese. “Nuk shoh asnjë shkelje kushtetuese në këtë rast. Kjo është për të ardhur keq, sepse duket qartë që është një synim politik i mazhorancës, për të goditur Presidentin dhe për ta nënshtruar Presidentin e Republikës”, thotë Alfred Moisiu. Për ish-kreun e shtetit, Presidenti Topi ndodhet në mes të një sulmi nga mazhoranca që e zgjodhi 3 vite më parë, ndonëse nuk e ka shkelur Kushtetutën.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›