SHBA Rusia shtet virtual mafioz
Shtetet e Bashkuara e konsiderojne Vladimir Putinin si udheheqesin real ne Rusi pavaresisht nje lloj miqesie dhe deklaratave ne publik nga presidentet Obama e Medvedev.
Per zyrtaret amerikane Medvedevi ka personalitet te zbehte dhe hezitues duke qene keshtu ne kontrast te thelle me Vladimir Putinin qe eshte drejtuesi kryesor ne vend.Gjithashtu burimet amerikane thone se Medvedevi deshiron te luaje Robinin perpara Putinit Batman.
Te gjitha keto vleresime gjenden ne mesin e dokumenteve te publikuara nga Wikileaks naten mes se dieles dhe se henes se shkuar.
Ne nje takim mes ministrave te Mbrojtjes te Shteteve te Bashkuara dhe te Frances shefi i Pentagonit Robert Gates e cilesoi Rusine si vend ku demokracia eshte zhdukur dhe shteti eshte nje oligarki e udhehequr nga sherbimet sekrete.
Analistet thone se dokumentet e klasifikuara te bera tashme publike tregojne se ne mesin e diplomateve amerikane nuk ka iluzione me gjithe politiken e nje fillimi te ri te nisur nga Presidenti Obama ne raport me Mosken.
Kjo tregon se ekziston nje realizem i ftohte rreth Rusise. Ata nuk kane rene pre e retorikes per demokraci e pluralizem te menaxhuar. Me dyer te mbyllura ata e pranojne ate qe eshte ne realitet - nje oligarki e drejtuar nga sherbime sekrete - dhe kjo flet dhe per politiken amerikane ndaj Rusise - thote per radion Evropa e Lire Nikolas Gvosdev profesor ne Navy War College.
Ne nje tjeter dokument te bere publik nje diplomat amerikan e pershkruan problemin e Putinit si nje beteje me nje burokraci te pamenaxhueshme dhe shtetin rus si shtet virtual mafioz.
Dokumentet jane deshmi e asaj se Uashingtoni nuk sheh ndonje virtyt sa i perket Moskes sqaron Gvosdev.
Ajo me te cilen ata gjithmone jane perballur ka qene pyetja duke pasur parasysh realitetin cfare duhet bere Ata me Rusine asnjehere nuk kane ndjekur qasjen ky eshte problemi eja ta rregullojme. Qasja qe ekziston eshte keta jane njerezit me te cilet kemi pune dhe ne po merremi me ta. Le te shohim se cmund te dale nga kjo marredhenie - thote Gvosdev.
Edhe elita moskovite nuk duket e befasuar nga dokumentet e publikuara.
Ne Rusi opinioni publik dhe elita politike jane shume me cinike dhe realiste se ne vendet perendimore. Fakti qe diplomatet thone tjeter gje ne publik e tjeter me dyer te mbyllura nuk perben habi - sqaron per radion Evropa e Lire Fjodor Lukjanov kryeredaktor i Rusia in Global Affairs.
Nisur nga kjo qasje analistet ne Moske dyshojne se dokumentet e Wikileaks do te demtojne tendencen per raporte me te mira te Perendimit me Mosken.
Te gjithe e kuptojne se njerezit lene gjuhen me te lire ne dokumentet per perdorim te brendshem. Kjo eshte e pakendshme por duke ditur se Shtetet e Bashkuara thane se nuk ka asgje per tu stresuar nga kjo rrjedhje atehere ne mund te pretendojme se presidenti yne eshte vete Batmani dhe jo ndihmesi i tij. Ne fakt e gjithe kjo nuk ka shume interes - thote analisti politik rus Dimitri Oreshkin.
Megjithate dicka mund te pesoje nga dokumentet e Wikileaks. Demtohet aftesia e Obames per ta bindur Senatin te miratoje marreveshjen Start 2 qe parasheh zvogelimin e arsenalit berthamor te Rusise dhe Shteteve te Bashkuara.