Ministri i Kulturës, mecenat i OJQ-ve
09/03/2005 Para një viti aktorë dhe regjisorë hapën debatin më të egër se kujt i përkiste marka e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, në Butrint. Alfred Bualoti, që mban në xhep licensën e Qendrës Mesdhetare të Kulturës, tha se, kjo nismë është tërësisht private, por prej pesë vitesh që organizohet, festivali merr financimin prej shtetit.
Është Ministria e Kulturës që firmos projektin prej 11.778.600 lekë, i vetmi mecenat që bën të mundur vazhdimësinë e këtij aktiviteti. Në çdo herë, duke nderuar donatorin e fuqishëm, festivali vë president të aktivitetit ministrin e Kulturës.
Po t’i referohemi shifrave të Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë së Projekteve Artistike, janë mbi 11 aktivitete në rang ndërkombëtar, të organizuara nga shoqata apo qendra kulturore shqiptare, të cilat kanë si të vetmin financues Ministrinë e Kulturës. Pothuaj asnjë prej tyre nuk funksionon me mbështetje nga donatorë të huaj. Edhe pse para një viti Parlamenti kaloi ligjin e sponsorizimeve, të gjithë drejtuesit e shoqatave thonë se askush nuk ka lëshuar para për projektet që ata kanë. Përgjigjja është se nuk kanë interes të hedhin para për veprimtari që nuk ju jep garanci. “Festivali i Butrintit akoma nuk po rroket nga ana konceptuale nga mentaliteti shqiptar dhe, e dyta, ligji i sponsorizimit, më duket se përpos zhurmës, konkretisht nuk ka gjetur ende zbatim. Kujtdo që t’ja drejtosh atë ligj, thonë se nuk vlen. Por më e bukura nuk e njohin, edhe pasi u tregoj se e ka miratuar Parlamenti. U kam treguar ligjin, por ato të tatimeve nuk kanë dashur t’ja dijnë”, thotë drejtuesi artistik i Festivalit të Butrintit, Alfred Bualoti.
Ndërsa, Mimoza Sofroni, drejtore e projekteve artistike pranë Ministrisë së Kulturës, thotë se projektet e shoqatave kulturore që depozitohen pranë ministrisë, nuk kanë financues të garantuar nga pas. “Është për të ardhur keq kur mendon që në më të shumtën e rasteve gjen mungesën e mbështetjes nga biznesi, ku ndryshe nga angazhimet në sport, p.sh. prania e tyre në kulturë është më e zbehtë. Dhe, kjo ka bërë që shpeshherë aktivitetet të jenë kryer vetëm me mbështetjen e MKRS, duke limituar kështu mundësinë e zhvillimit të ideve dhe vizioneve të tyre në një hapësirë më të gjerë”, është shprehur Sofroni. Sa për ligjin e sponsorizimeve, tarifa 10% mbi fitimin duket aq i këndshëm në pamje, tregon Bualoti, sa kur e sheh realisht është aq naiv dhe i paverifikueshëm si ligj. Por i ka qëlluar që ndonjë biznesmen ta ketë pasur dëshirën ta zbatojë, por është paradoksale, sepse nuk ia njeh tatimi. Kjo do të thotë se vetë shteti nuk njeh veten e vet. “Ato të tatimeve nuk e kanë idenë se çfarë bëhet. Ndaj të gjithë ngurojnë kur vjen fundi. Nuk e di ose nuk ka njohje për ta zbatuar ligjin, ose nuk kanë arsye. Është një amulli e tmerrshme”, përfundon Bualoti, i cili ende sillet me sytë nga Ministria e Kulturës, për t’i qëndruar korrekt, për të mos prishur rregullat e lojës së shtetit, sepse në të kundërt hidhet në erë gjithë aktiviteti i institucionalizuar prej pesë vitesh.