Tahiri: Gërdeci është një simbol i korrupsionit
Në fund të katër viteve qeverisje të së djathtës, socialistët thonë se ngjarja e Gërdecit mbetet simbol i nivelit më të lartë të korrupsionit të kësaj qeverie. Kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Tiranës, Saimir Tahiri, tha se raporti "Amnesty International" e cilëson tragjedinë e Gërdecit si simbol i nivelit të lartë të korrupsionit shtetëror dhe ngjarje kriminale në të cilën është shkelur haptazi e drejta e jetës. "Ky raport është dëshmia e radhës se kjo qeveri është jo vetëm e dështuar, por edhe simbol i korrupsionit të kthyer në sistem", deklaroi ai. Tahiri vuri në dukje se korrupsioni shtetëror, nepotizmi, abuzimi me pushtetin dhe çdo fenomen abuziv e korruptim që ka karakterizuar mandatin qeverisës të Sali Berishës, do të marrë fund në datën 28 qershor, datë në të cilën Partia Socialiste dhe qeveria e re me Kryeministër Edi Ramën do të sjellin për çdo shqiptar një politikë të re për ndryshim.