Lesi: Premtoj ndërtimin e stadiumit në Laç
Kryetari i LDK-së, Nikoll Lesi, zhvilloi një takim me banorët e qytetit të Laçit. Gjatë këtij takimi, Lesi theksoi se "kam ëndërruar të jem njëherë deputet edhe për Laçin, Mamurrasin, Milotin e zonat përreth, pasi kjo zonë me shpirt revolte qytetare e demokratike më jep forcë për në Parlament, për të pasur zërin me të fortë se sa vitet e tjera". Nëse më votojnë zgjedhësit e kësaj zone, tha ai, ashtu si dhe Lezha e Mirdita, po ju garantoj se do të jem deputet që nuk do të lejoj asnjë ministër të anashkalojë problemet e zonës tuaj. Më pas Lesi deklaroi se ai do ta detyrojë Ministrinë e Kulturës që të ndërtojë stadiumin e Laçit. Gjithashtu ai deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me Nard Ndokën, i cili e ka prerë në besë atë dhe votuesit në 2005-ës.